×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Arrestimi i Veliajt, Rama: Nëse Erioni dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë euro fustane, s’kemi çfarë diskutojmë

    FrontOnline
    11 Shkurt 2025

    I pranishëm, në ceremoninë e 105-vjetorit të shpalljes së Tiranës – Kryeqytet i Shqipërisë Kryeministri Edi Rama deklaroi se ajo që ka ndodhur një ditë më parë me arrestimin e kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kaluar çdo limit, jo në lidhje me raportin e drejtësisë për të bërë drejtësi, por në raport me ndarjen e pushteteve.

    “Ajo që ka ndodhur dje ka kaluar çdo limit, jo në raport më të drejtën e mbështetur gjithmonë nga ne për të hetuar këdo dhe për ta çuar para drejtësisë, pa parë majtas dhe djathtas, por në raport me ndarjen e domosdoshme të pushteteve dhe domosdoshmërinë që një pushtet i zgjedhur t’i jepet koha e duhur për të kryer detyrën për të cilën është zgjedhur”, tha Rama.

    Rama hodhi dyshime mbi prokurorinë dhe mënyrën se si ka vepruar me rastin e Veliajt. Ai shtoi se “nëse Erion Veliaj dhe e shoqja kanë blerë 800 mijë e kusur euro fustanë e bizhuteri , s’kemi çfarë diskutojmë, por kërkojmë prova”.“ Gjithçka rrezikon të degradojë në një drejtësi aktiviste dhe në këtë hapësirë janë ata që bërtasin…se nuk ka rëndësi fare a ka prova, a s’ka prova.Nëse ai dhe e shoqja ka blere 800 mijë kusur euro fustane e bizhuteri nuk kemi çfarë diskutojmë fare, por kemi të drejtën të kërkojmë provat dhe të drejtën të themi ndërkohë hedhja e kësaj shifre është absolutisht e qëllimshme për të ekzaltuar masën dhe për të krijuar një situatë ku të jetë e pamundur që të diskutosh. Do ta ndjekim me kujdes këtë proces… Metoda e prokurorit është e papranueshme”, tha Rama.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një gjykatës federal ka bllokuar administratën Trump nga ndërmarrja e çdo hapi të mëtejshëm për mbylljen e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar....
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Në orët e para të së dielës ndodhi një tragjedi në Koçan të Maqedonisë së Veriut. 59 persona vdiqën, ndërkaq përreth 150...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara dhe Arteve në Bern, të ardhurat e grave bien me 28%...
    Të tjera
    Lajme18 Mars 2025
    Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi,...
    Bota/Rajoni18 Mars 2025
    Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Top Channel bën me dije se...
    Lajme18 Mars 2025
    Fundi i mandatit për ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, po përcillet edhe me një gjobë nga Agjencia për Informim...
    Lajme18 Mars 2025
    Sot është varrosur Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Djali i ish-presidentit, Endrit Thaçi sapo ka njoftuar se e pamja për...
    Lajme18 Mars 2025
    Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Drejtuesin e Sektorit për prokurorët Ndërlidhës në Ambasadën Britanike...
    Kronika18 Mars 2025
    Policia e Kosovës e ka gjobitur një shofer në rrugën Ferizaj – Kaçanik me 200 euro, pasi gjatë udhëtimit i njëjti e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.