×
  • Lajme
  • Lajme

    “Arrestimi i Jakup Krasniqit mi kujtoi skenat e arrestimit tim”

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Mëngjesi i 17 shkurtit të 2003-tes, ishte i pazakontë për Agim Murtezin nga Lipjani.

    Pa ndonjë paralajmërim atë e rrethuan forca të shumta të KFOR-it britanik e italian, të cilët po e përcillnin më shumë se dy vjet, por që Agimi kishte menduar se po kujdesen për rendin publik.

    Murtezi, para kamerës së FrontOnline, kujtoi momentin ku gjatë qëndrimit në paraburgim e ka parë kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin,  ndërsa me Vojsllav Sheshelin i kishin dhomat ngjitur, por me të cilin nuk ishte takuar asnjëherë.

    “Kur dola në shëtitje, afër dhomës time kishte qenë Shesheli, oficeri më tha lexoje këtë. Kur e pash thash bashkë me kriminelin qenkemi këtu, bashkë afër dhomës, tha ‘no coment’,  shkallëve poshtë duke më dërguar për intervistim, kur e shoh kriminelin tjetër Millosheviqin me një zyre”, rrëfen për Front Online Agimi.

    Sa i përket trajtimit në paraburgim, Agimi thotë se nuk ka ndonjë vërejtje.

    Derisa kujton këtë ngjarje të pazakontë që i ndodhi në jetë, i përmend edhe arrestimet e fundit nga Specialja.

    Momenti i arrestimit të tij, i ngjason shumë me skenat e arrestimit të ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit.

    “Më është dhimbsur në shpirt, çfarë arrestimi, e kam njohur edhe më herët. Ka qenë i ndershëm si person si mësues. Sikur mua që më kanë marrë s’ka qenë fare i paralajmëruar, e kanë arrestuar në mënyrën më çnjerëzore”, përfundon rrëfimin Agimin.

    Ai lutet që një ngjarje e tillë të mos i ndodhë askujt, ngase ende i ka të freskëta skenat e 17 shkurtit të 2003-tes. /Front Online/

     

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Distria Krasniqi e...
    Lajme25 Prill 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste...
    Lajme25 Prill 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F. D, nën dyshimin për vrasje...
    Të tjera
    Sport25 Prill 2024
    Carlo Ancelotti ka dhënë lajme të mira për portierin Thibaut Courtois. Trajneri italian konfirmon se shërimi i portierit belg po shkon mjaft...
    Lajme25 Prill 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike që të lëshojnë sallën ku po mbahet seanca plenare. Kjo pas dështimit...
    Kronika25 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari në Zveçan, janë gjetur dhe konfiskuar pesë...
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Lajme25 Prill 2024
    Gjatë seancës së Kuvendit Komunal në Gjilan ka ndodhur një konflikt mes dy asamblistëve. Njëri nga asamblistët e Vetëvendosjes i është vërsulur...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Gjykata Supreme e Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhje pas ankesës së të dyshuarit Aleksandar Gjorçevski, babai i Vanja Gjorçevskës, së vrarë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.