×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Armëpushimi po bie? Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr, viktima në Liban

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2024

    Armëpushimi i ndërmjetësuar në SHBA mes Izraelit dhe Hezbollahut po jep sinjale dështimi, teksa palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij.

    Të paktën 11 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të hënën si pasojë e sulmeve izraelite në dy qytezat jugore libaneze, Talousa dhe Haris, e po ashtu zona të tjera ku IDF goditi dhjetëra objektivë të Hezbollahut.

    Bombardimet erdhën pak pasi Hezbollahu akuzoi Izraelin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit dhe lëshoi 2 raketa kundër pozicioneve ushtarake izraelite në atë që grupi i mbështetur prej Iranit e cilësoi sulm mbrojtës, parandalues.

    Ushtria izraelite nuk raportoi viktima, por kryeministri Benjamin Netanjahu e cilësoi këtë një shkelje të rëndë të armëpushimit në fuqi prej 27 nëntorit dhe u zotua për përgjigje të fortë.

    IDF pretendon se ka goditur infrastrukturë të Hezbollahut, automjete ushtarake dhe personel përgjatë dy ditëve të fundit. Edhe banorët në Bejrut thanë se kishin dëgjuar dronë të fluturonin në lartësi të ulët në orët e vona të së hënës.

    Shkëmbimi i zjarrit e vë në rrezik armëpushimin e ndërmjetësuar nga SHBA. Marrëveshja ndalon Izraelin të ndërmarrë operacione ushtarake sulmuese në Liban dhe i kërkon këtij të fundit të parandalojë grupet e armatosura, përfshirë Hezbollahun, të sulmojë Izraelin./A2cnn

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kandidati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, e quan veten një “agjent të ndryshimit”....
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Ministri i Jashtëm i Rusisë sinjalizoi se Moska është e gatshme të dëgjojë nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe këshilltarët...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Një plagosje me thikë është shënuar paraditen e sotme në Shkodër. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosur është këngëtari...
    Të tjera
    Sport14 Janar 2025
    Një jetë për t`u përgatitur, disa sekonda apo centimetra diferencë për sukses dhe disa javë për të parë transformimin e plotë të...
    Bota/Rajoni14 Janar 2025
    Kandidati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, e quan veten një “agjent të ndryshimit”....
    Lajme14 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër Lepenc, janë dy raste të ndara. Ai...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK me numër 58, Ramë Vataj, ka shpalosur programin elektoral në praninë e një numri të madh qytetarësh...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet dhe ish-shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, përmes një video në Facebook, ka thënë se PDK garanton parneritet të...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK, Nait Hasani, ka publikuar një postim të ngrohtë për mësuesin Sahit, duke e cilësuar atë si një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.