×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Armenia kërkon ndihmë nga bota: Mos e lejoni Turqinë të ndërhyjë në konflikt

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, i bëri thirrje të dielën komunitetit ndërkombëtar që të sigurohet që Turqia të mos përfshihet në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

    Turqia, aleate e ngushtë e Azerbajxhanit, më herët e kritikoi ashpër Armeninë pas përleshjeve me forcat azere në rajonin e kontestuar kufitar të Nagorno-Karabakut, duke thënë se ky vend është pengesë për paqen dhe duke u zotuar për përkrahje ndaj Azerbajxhanit.

    Pashynuan tha se sjellja e Turqisë mund të ketë pasoja konstruktive për Kaukazin Jugor dhe rajonet përreth tij, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

    Armenia e ka shpallur në fuqi ligjin e luftës dhe ka urdhëruar mobilizim të tërësishëm të ushtrisë pasi pretendoi se i ka shkatërruar disa helikopterë dhe tanke të Azerbajxhanit gjatë përleshjeve në një rajon të kontestuar.

    Azerbajxhani tha se Armenia e ka filluar një fushatë masive bombardimesh përgjatë tërë vijës së frontit.

    Konflikti është tensionuar përsëri muajve të fundit. Së paku 16 ushtarë u vranë gjatë përleshjeve në korrik të këtij viti, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

    Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë pjesë e Bashkimit Sovjetik deri në shpërbërjen e tij më 1991. Për katër dekada, këto dy shtete të vogla janë në konflikt të pazgjidhur për rajonin Nagorno-Karabak, i cili nga komuniteti ndërkombëtar njihet si territor i Azerbajxhanit, por që kontrollohet nga armenët.

    Para këtij viti, tensionet ishin rritur edhe në vitin 2016, kur forcat e të dyja vendeve ishin përleshur për katër ditë me radhë.

    Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është përpjekur për një kohë të gjatë që të gjejë një zgjidhje për këtë mosmarrëveshje duke e formuar Grupin e Minskut, të përbërë nga diplomatët francezë, rusë dhe amerikanë, me qëllim të arritjes së një armëpushimi të qëndrueshëm.

    Prince Coffee House tani edhe në Lipjan
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në konferencë për shtyp u shpreh se në këto zgjedhje, qytetarët kanë dënuar me votë pushtetin dhe...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Arben Taravarit me këto...
    Bota/Rajoni24 Prill 2024
    Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së rezultateve të para, ka reaguar në rrjetet sociale. Në një postim...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është duke mbajtur një fjalim sot në një organizim të fondacionit Bertelsmann Stiftung mbi temën e kërkesës së Kosovës...
    Lajme25 Prill 2024
    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar sot se personi që u godit me veturë për vdekje qëllimshëm nga një person tjetër, ishte shtetas...
    Lajme25 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skenderaj. Policia është duke e hetuar rastin. “Skenderaj / 23.04.2024-15:00. Ankuesi...
    Lajme25 Prill 2024
    Është raportuar i zhdukur një burrë në Ferizaj. Sipas policisë, ai ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. “Ferizaj 23.04.2024...
    Lajme25 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bashkimi Demokratik për Integrim, partia më e madhe e shqiptarëve në RMV, është tallur me koalicionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.