Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i AKI-së ditë më parë e ka bërë publik një draft të Asociacionit duke thënë se drafti është i gjerë dhe i thellë dhe se nëse do të zbatohet, Kosova duhet të kërkojë diçka të madhe në këmbim.
Përmbajtja e këtij drafti ende nuk është konfirmuar nga Qeveria.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur në një intervistë për Front Online lidhur me këtë çështje dhe ngjarjet e tjera politike në vend.
Zemaj mos deklarimin e Qeverisë për draft-statutin e Asociacionit e ka quajtur jo-transparencë të Kurtit.
Ai thotë se nuk kemi kryeministër që e qartëson këtë situatë.
Zemaj ka kërkuar që i pari i Qeverisë të ndryshoj qasje karshi vendimeve për Kosovën.
“Përderisa kemi drafte të propozuara dhe që dalin në publik dhe nuk kemi kryeministër që nuk e vërteton në Kuvend, konfuziteti e paqartësia debat jo i mirë do të jetë në vazhdimësi, Kurti të ndryshoj sjelljen e qasjen. Është keq-menaxhim e paaftësi e tij. Drafti dhe draftet tjera në çdo publikim tregon jo transparencën e kësaj qeverie”.
Sipas Zemajt, draftet e prezantuara kanë krijuar paqartësi.
Ai thotë se kjo situatë e ka vërtetuar se Kurti është i paaftë dhe që punon vetëm për elektorat.
“Kjo e vërteton atë qe ne e kemi thënë ndër vite që ky kryeministër me këtë mënyrë të dialogimit dhe qasjes jo adekuate me opozitën dhe mbyllje hermetike ka krijuar konfuzion në gjithë këtë ngjarje që është e rëndësishme në procesin e dialogut dhe këto drafte kanë krijuar më shumë paqartësi, kanë evidentuar një të vërtetë që Kurti është i paaftë punon vetëm për elektoratin të cilin mundohet në vazhdimësi ta manipuloj por jo për interesin e Kosovës dhe ecjen e saj”, ka thënë Zemaj për Front Online.
Zemaj për draft-statutin e publikuar të Asociacionit: Kjo tregon fytyrën e vërtetë dhe keqmenaxhimin e paaftësisë së Kurtit
Deputeti I LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar ashpër Qeverinë ‘Kurti’ lidhur me draft-statutin e publikuar ditë më parë.
Zemaj tha se publikimi i drafteve të tilla tregon fytyrën e vërtetë dhe keqmenaxhimin e paaftësisë së Kurtit.
“Ky është draft statut i cili ka qenë obligim i institucioneve trajtimi e qasja që është ofruar që dikush nga jashtë të ofrojë një dokument tregon fytyrën e vërtetë dhe keqmenaxhimin dhe paaftësinë e Kurtit dhe kësaj qeverie”, u shpreh Zemaj .
Heshtja e Qeverisë për draftin sipas Zemajt, është e qëllimshme.
Ai thotë se ky statut do duhej të ishte konform vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Është proklamuar një Asociacion si lloj gangrene., kemi tema ku tentohet të krahasohet marrëveshja e vitit 2013-2015 por edhe statuti që tash është dashur të jetë në harmoni me vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë dhënë atë kohë. Mënyra e vazhdimit të mashtrimit për ata të cilët militantët e vetë që del me një analizë që ky dokument është më i mirë se të tjerët, por nuk ka dokument nga të tjerët ka marrëveshje , ky është statut i cili do duhej të ishte konform vendimeve të Kushtetueses ose marrëveshjes e 2015”, theksoi Zemaj.
Zemaj për rrymën e paguar në Veri: Mashtrimi më i madh financiar i Qeverisë Kurti
63.2 milionë euro i ka kushtuar vendit furnizimi me energji elektrike të katër komunave veriore për vitin 2022.
Kështu bëri të ditur kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Komisionin parlamentar për buxhet, punë dhe transfere.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj tha për Front Online se ky është mashtrimi më i madh financiar në kohën e Qeverisë Kurti.
“Kjo është për të ardhur keq, fatkeqësi. Keqpërdorim i taksave të qytetarëve të Republikës. Keqmenaxhimi më i madh politik, njerëzor, financiar, që është bërë me këtë pjesë në tri vjetët e fundit. Shifrat që u paraqitën ditëve të fundit janë tmerruese për buxhetin e Republikës së Kosovës. Kjo është e padrejtë dhe mashtrimi më i madh në pjesën financiare në kohën e Qeverisë Kurti ose ministritë e linjës”, potencoi Zemaj.
Ai kritikoi Qeverinë se nuk po bën asgjë në ndërmarrjet publike.
“Më shumë se 230 milionë euro janë dhënë si financim për ndërmarrjet publike dhe impakti zhvillimor, mund të them real financiar, është tepër negativ. Janë pasuruar disa individë dhe grupe interesi, që i ka instaluar LVV, por s`ka asnjë zhvillim të ndërmarrjeve publike”, tha Zemaj.
Ish-ministri Zemaj: Prioriteti i Qeverisë Kurti në shëndetësi është zero
Investimet kapitale në shëndetësi nga janari deri në shtator të këtij viti janë vetëm 8 % në kohën e Arben Vitisë.
Lidhur me këtë, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se në tri vitet e fundit askush nuk ka menaxhuar me këtë sektor.
Ai tha se Qeveria nuk e ka prioritet shëndetësinë.
“Këtu mund tingëllojmë subjektiv, por në tri vitet e fundit s`kemi parë fare menaxhim. Kur ka tendenca për menaxhim mund të ketë keqmenaxhim. Por të mos merresh fare me një dikaster, është tregues se prioriteti ne shëndetësi është zero nga kjo qeveri. Dy vite radhazi investimet kapitale, 5 % më 2022, këtë vit 8 % deri në muajin e dhjetë. 187 % minus janë në investime kapitale, që do të duhej të ishin primare për përmirësimin e institucioneve shëndetësore”, theksoi Zemaj.
Zemaj përmendi problemet me të cilat ballafaqohen institucionet shëndetësore.
“Mbizotëron papastërtia, mungesa e aparaturave dhe shumë gjëra tjera elementare, që do te ndihmonin ne trajtimin e pacientëve. Mos të flasim për mungesën e barnave, listat e gjatë të pritjes, ka tendencë që njerëzit me shku në institucione private. Prokuroria duhet t`i hetojë këto raste”, pohoi Zemaj.
Ish-ministri i Shëndetësisë: Injorimi i mjekëve nga Qeveria Kurti po e shkakton ikjen e tyre
Kuadri specialistik mjekësor, po vazhdon të ikë nga Kosova për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmend me shifra mjekët që lanë Kosovën, viteve të fundit.
“Ikja ka qene në vazhdimësi. Ka pasë rritje, ka qene viti i kaluar dhe i tanishëm. Oda e mjekeve e ka sjell një raport, vetëm këtë vit, kemi 193 mjekë, që e kanë lëshu Kosovën, vitin e kaluar afro 200. Po ashtu vitet e kaluara shifra e njëjtë. Pjesa e stafit të mesëm i kalon shifrat mbi 1 mijë që e kanë lëshuar Kosovën”, vlerësoi Zemaj.
Zemaj foli për disa arsye që i detyrojnë mjekët të ikin nga Kosova.
“Tri vjet pas qeverisjes time, nuk ka specializim, mjeket presin për specializim, në pritje detyrohen të largohem. Injorimi që iu bëhet mjekëve specialistë, specializanteve, duke u mos u paguar shtesat, orët e natës, kujdestaritë, janë elemente që ata i detyrojnë me kërku kushte me të mira dhe siguri më të madhe diku tjetër”, përfundoi Zemaj.