×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Armatoset Serbia, Rusia i dhuron tanke të cilat prezantohen pak kilometra larg Kosovës

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë të shtunën në kazermën “Mija Stanimiroviq” në Nish se është mirënjohës ndaj Rusisë dhe presidentit të saj, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blinduara.

    Në këtë qytet janë prezantuar 11 tanke të llojit T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2.

    Vuçiqi ka theksuar se qëllimi i këtij donacioni është që Serbia të forcojë edhe më tej ushtrinë dhe, siç ka thënë ai, pozicionin e neutralitetit ushtarak, në mënyrë që të mund të parandalojë çdo agresor të mundshëm, transmeton rel.

    Këto pajisje është thënë se janë pjesë e donacionit rus, i cili përbëhet nga gjashtë aeroplanë luftarakë MiG-29, 30 makina zbulimi të blinduara BRDM-2 dhe 30 tanke T-72, bazuar në marrëveshjen midis presidentit serb Vuçiq dhe ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu më 2016.

    Pse po armatoset Serbia dhe me çfarë çmimi?

    Përveç Vuçiqit, prezantimi i tankeve është ndjekur nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Millan Mojsilloviq dhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

    “Ky nuk është fundi i bashkëpunimit tonë, por vetëm fillimi i një faze të re. Rusia do të vazhdojë të dorëzojë automjete të blinduara dhe lloje të tjera armësh në mënyrë që Serbia të forcojë sovranitetin e saj,” ka thënë ambasadori rus Bocan-Kharcenko.

    Në fillim të muajit nëntor, ministri serb i Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq, pati konfirmuar se tanket T-72 do të mbërrinin nga Rusia në Serbi, duke deklaruar se të njëjtat do të forcojnë pajisjet luftarake të ushtrisë serbe.

    “Tridhjetë tanke moderne T-72 duhet të mbërrijnë, si pjesë e marrëveshjes ‘Vuçiq-Putin’ në Soçi. Ato forcojnë ndjeshëm aftësitë tona luftarake,” pati deklaruar ai për Pink TV më 1 nëntor.

    Në vitin 2019, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka hedhur poshtë kërkesën e Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë (REL) për të paraqitur kopjet e marrëveshjes së arritur.

    Si arsye, Ministria e Mbrojtjes pati deklaruar atëherë se marrëveshjet e kërkuara “përmbajnë të dhëna sekrete të huaja, pra të dhëna që i janë besuar Republikës së Serbisë nga një shtet tjetër, me detyrimin për t’i mbajtur ato sekrete”.

    Ende nuk dihet se kush do të paguajë shpenzimet e transportit të armëve dhe pajisjeve ushtarake që Rusia i ka dhuruar Serbisë apo se sa është paguar transporti.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Punonjësit e institucioneve të kulturës protestuan sërish sot para Ministrisë së Kulturës për shkak të mospagesës së pagave të marsit të mbi...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënoi aktet e dhunës gjatë protestës së sotme të opozitës përpara bashkisë së Tiranës. Në një postim...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Nga data 12 deri më 18 prill në vend janë raportuar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e produkteve të falsifikuara me markat “Apple” dhe “Nike” për mbrojtës të...
    Lajme19 Prill 2024
    Irani e bëri realitet kërcënimin e tij dhe sulmoi Izraelin megjithëse paralajmërimet ndërkombëtare. Në të njejtën monedhë ia ktheu Izraeli-Iranit të enjten...
    Lajme19 Prill 2024
    Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend. Anëtarët...
    Vip19 Prill 2024
    Në shtëpinë e zhurmshe të “Big Brother Vip Albania”, tensionet nuk janë të reja, por duket se mbrëmja e djeshme ka sjellë...
    Sport19 Prill 2024
    Ferizaj ka regjistruar fitoren e tretë rresht, për të vazhduar kryesimin në Grupin të Ligës së Parë. Skuadra e drejtuar nga Arsim...
    Lajme19 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një kapiteni policor respektivisht shefit të sektorit qendror për hetimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.