×
  • Sport
  • Sport

    Armand Duka zgjidhet në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s

    FrontOnline
    26 Shtator 2023

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nga sot do të jetë në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.

    Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit evropian.

    “Një vendim që vjen natyrshëm duke parë kontributin e madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së dhe eksperiencën e tij të vyer në menaxhimin e futbollit tashmë edhe në Evropë”, thuhet në njoftim.

    Një tjetër votëbesim i rëndësishëm për numrin 1 të futbollit shqiptar, që pak muaj më parë u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në Lisbonë, Portugali.

    Në këto zgjedhje Presidenti Duka arriti një rekord teksa u rendit në vendin e parë në bazë të votave, si më i votuari, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla dhe duke marrë kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Sport02 Dhjetor 2023
    Shpresat e Real Madridit për të nënshkruar me yllin e Bayern Munichut, Alphonso Davies në vitin 2024 janë goditur nga një tjetër...
    Sport02 Dhjetor 2023
    Real Madridi mbetet si kryesues i garës për të siguruar një marrëveshje për të nënshkruar me Kylian Mbappe në vitin 2024. Los...
    Sport02 Dhjetor 2023
    Bayern Munich ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes së sotme (e shtunë) ndaj Union Berlin për shkak të kushteve të rënduara atmosferike. Bavarezët...
    Të tjera
    Sport02 Dhjetor 2023
    Real Madridi mbetet si kryesues i garës për të siguruar një marrëveshje për të nënshkruar me Kylian Mbappe në vitin 2024. Los...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Pas përfundimit të ‘Prime’, Santiana është parë e mërzitur përderisa edhe ka qarë. Përndryshe ajo edhe ka paralajmëruar se mund të dal...
    Lifestyle02 Dhjetor 2023
    Kur u pyet se çfarë pjate nuk porosit kurrë në një restorant, Gordon Ramsay dha një përgjigje krejtësisht të papritur. Nëse e...
    Lajme02 Dhjetor 2023
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Një episod tensionues është shfaqur në edicionin e fundit të Big Brother VIP Kosova, ku afërsia në mes të Santiana Malokut dhe...
    Vip02 Dhjetor 2023
    Një moment qesharak ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Kaderi...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.