[wp-story]

Bota/Rajoni

Arkitekti Nixha: Qytetarëve të Kosovës i kam këshilluar t’mos blejnë banesa në Durrës

Arkitekti Nixha: Qytetarëve të Kosovës i kam këshilluar t’mos blejnë banesa në Durrës
23:50 | 16 Dhjetor 2019

Një nga arkitektët më të njohur në Kosovë, Astrit Nixha thotë se asnjërit prej qytetarëve kosovarë nuk e ka këshilluar që të blejë një apartament në Durrës.

Në emisionin Opinion ai tha se ato ndërtime nuk kanë patur as kushtet më minimale për të qenë të sigurta.

Blendi Fevziu: Si e shikoni situatën në Durrës?

Astrit Nixha: Katastrofë! Kur dikush nuk do të na dëgjoj kur flasim si profesionit, edhe kur opinioni zgjohet prej gjumi kur ndodh. Asnjë nga ndërtimet që kam parë nuk i ka plotësuar kushtet. Nuk jam futur në ndërtim dhe në kualitetin e ndërtimit, janë frenu në pjesën e arkitekturës. Nuk mund të ketë një ndërtesë 5 katëshe, një rrugë 5 metra dhe më pas prapë një ndërtesë 5 katëshe.

I pyetur për përgjegjësit, ai tha: Përgjegjësia është në shumë nivele, unë me sa e kontrollova pak legjislaturën në ligj eksitojnë të gjitha masat, por…

“Një send i vogël që askush nuk e mendon, për shembull në një vend që futen më shumë se 15 veta dera duhet të hapet për jashtë”, theksoi më tej ai.

“M Sillosi” S’ka nëvojë për panik, grurë ka me bollëk

Të tjera