×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Arifi: Zgjedhjet javët ose muajt e ardhshëm, Kurti do ta rimarrë legjitimitetin për themelimin e Asociacionit

    Fatlum Berisha
    17 Nëntor 2023

    Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draft-statutin për të cilin pretendon se është i “pesëshes së madhe” evropiane për Asociacionin. Ai tha se drafti është pikërisht ai që i është paraqitur kryeministrit Albin Kurti.

    Ramadani ka thënë se ky draft është shumë i gjerë dhe i thellë, ndërsa ka shtuar se “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti” për shkak të mundësive që, sipas tij, “ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës.”

    Ish-shefi kosovar i bisedimeve me Serbinë, Avni Arifi tha për Front Online se draft i publikuar është i vërtetë dhe mban autorësinë e ndërkombëtarëve.

    “Dihet sigurt që është ai draft për të cilin po flasim. Nuk është shpifje, ai është drafti. Qeveria po e mbron vetën në mënyrë të tërthortë, po flasim për një produkt që nuk është i popullarizuar, por qeveria po don me përgatit opinionin që të ballafaqohet me përmbajtjen e tij”.

    Arifi pret që Kurti ta dërgojë vendin në zgjedhje, që ta marrë prapë aprovimin e votuesve, tash për Asociacionin.

    “Qeveria e Kosovës ka filluar një fushatë për ndërrimin e perceptimit që kanë qytetarët e Kosovës ndaj Asociacionit. Pres që do të këtë në javët, muajt e ardhshëm zgjedhje”. Pas zgjedhjeve do ta marr legjitimitetin për themelimin e Asociacionit”.

    Në këtë formë, sipas tij, VV zgjidh duart e veta mbi kauzën kryesore me të cilën erdhi në pushtet.

    “VV beson se do të fitojë prapë 50 % dhe se nuk kanë legjitimitet për Asociacionin tash, edhe pse e kane. Mirëpo, sipas tyre është krijuar momentumi, me fitu në zgjedhje, me marr legjitimitetin me i zgjidh duart për një implementim të Asociacionit. Pres që do të ketë zgjedhje”, theksoi Arifi.

     

    Draftstatuti i Asociacionit/Arifi: Kurti po krijon një mini shtet brenda Kosovës

    “Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti” për shkak të mundësive që, sipas tij, “ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës.”

    Kështu tha Burim Ramdani, me të publikuar një draft statut të tijin, që thotë se i është prezantuar kryeministrit Albin Kurti nga të huajt dhe që ai e ka pranuar.

    Lidhur me draftin, ish-kryenegociatori Avni Arifi thotë se ai përbën një Republikë të tretë brenda Kosovës.

    “Me implementimin e statutit po e shohim një Republikë të tretë që e ka proklamuar Kurti. Po flasim për krijimin e një mini shteti brenda Kosovës”.

    Arifi bazohet gjithnjë tek fjalët e kryeministrit sa ka qenë opozitar.

    “Po bazohemi ne draft-statutin e publikuar nga Burim Ramadani. Natyrisht se se i bie një Kosovë e tretë, Republikë e tretë, Kurti gjithmonë, paska nënkuptuar se do të krijohet një mini-shtet brenda shtetit të Kosovës”, u shpreh Arifi.

    Ish-kryenegociatori kosovar: Njohja defakto nga Serbia, mjegull para asgjëje

    Zëvendëskryeministri i parë për integrim evropian dhe dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova po fiton me Planin Evropian, pasi që njohja de-facto është një hap më afër njohjes de-jure.

    I pyetur për këtë Avni Arifi thotë se kjo është vetëm një mjegull para se të mos ndodh asgjë.

    “Kjo puna e njohjes është ose te njeh ose nuk të njeh. Njohja dejure dhe defakto janë vetëm mjegull përpara ndodhjes së asgjës”, vazhdoi Arifi.

    “Sa here të kesh vendime të vështira, duke i shty ato, duke i njollos të tjerët, nuk lehtësohen vendimet, fillimisht qeveria me propozuar draft-statutin e vet. Ky draft statut do te ishte ndryshe nëse qeveria e propozon draft-statutin”, potencoi Arifi.

    Sipas Arifit, Kurti s`i dëgjoi amerikanët.

    “Lutjet e amerikanëve që të ketë draftstatut u injoruan, të tjerët na e kanë bërë një draft statut, i cili paraqet rrezik”.

     

    Arifi: S`ka nevojë për opozitë, çdo qytetar e di ndryshimin e Kurtit për Ascoacionin

    Avni Arifi ka qenë një kohë shefi kosovar i bisedimeve me Serbinë.

    Ai thotë se kryeministri Kurti nuk ka qenë kurrë kundër Asociacionit.

    “Kurti po del qe nuk ka qenë kurrë kundër po ka qene çështje e pushtetit. Draft statuti në krahasim të pakos së Ahtisarit, atëherë kemi marrë pavarësi dhe Kurti ka luftuar deri në humbjen e jetës së njerëzve, kurrë nuk dine çka marrim, njohje formale, e pranoj dhe po përpiqet ta bind kosovarin se draft statuti është më i miri se krejt tjerët”.

    Arifi s`preferoi të flas nëse drafti është përputhje me ujditë 2013 dhe 2015.

    Kurse e minimizoi rolin e opozitës.

     “Opozita nuk ka çka njolloset, ka qenë e përjashtuar komplet nga kualiteti për Asociacionin. Nuk ka nevojë për  opozitë me gjykuar. Çdo qytetari e di, i ka dëgjuar deklaratat e Kurtit dhe po e sheh se si është tash duke vepruar me Asociacionin”.

     

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Një grabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur në filialin e një institucioni financiar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Në...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Të hënë në mbrëmje në kryeqytetin e Kosovës janë ndezur qirinj në shenjë dhimbje dhe kujtimit për Liridona Admeja, e cila  u vra...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj në një postim ka thënë se Kryeministri i Kosovës Albin Kurti po i fyen pjesëtarët e Njësisë...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) po vlerëson se dënimet minimale për vrasësit e grave, po u lënë hapësirë abuzuesve që të...
    Opinione04 Dhjetor 2023
    Nga Kaspar Villiger: I Kur njerëzit veprojnë me përgjegjësi vetjake kjo sjell shumë përfitime për shoqërinë. Ata që kujdesen për veten nuk...
    Vip04 Dhjetor 2023
    Ashtu papritur, një ditë më parë morëm vesh se ylli shqiptar Dua Lipa i ka dhënë fund romancës me regjisorin Romain Gavras,...
    Sport04 Dhjetor 2023
    Shqipëria njohu kundërshtarët në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, ku do të përballet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të fortë në...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare...
    Lajme04 Dhjetor 2023
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të shtunën pritet ta mbledh Këshillin Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’ua prezantuar dhe zgjedhur...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.