×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Arifi: Kërkesat e ShBA-së kanë qëllim përshpejtimin e procesit integrues të Kosovës

    FrontOnline
    04 Korrik 2024

    Profesori universitar Dritëro Arifi, ka thënë se kërkesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nda Kosovës kanë për qëllim përmbushjen e zotimeve që dalin nga procesi dialogues, në mënyrë që të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në Bashkim Evropian.

    Arifi ka thënë se këto thirrje janë që të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, të lëvizin tutje në zbatim të marrëveshjeve.

    Ai ka shtuar se zotimet që kanë bërë të dyja vendet në procesin e dialogut janë bërë obligime ligjore nga BE-ja.

    “Thirrjet që po bëhen nga BE-ja e sidomos nga ShBA-ja janë për të lëvizur tutej, vendet duhet ti zbatojnë marrëveshjet që janë zotur për të lëvizur tutje. Tashmë është edhe obligim ligjor për secilin vend, po për Serbinë është aprovuar më herët në Këshillin e Ministrave që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara apo të zotuara në Bruksel duhet të zbatohen nëse dëshiron Serbia të ec tutej drejt BE. E njëjta gjë do të vlen edhe për Kosovës, siç ka thënë BE do të behët një grup special për të bërë të njëjte gjë. Një farë mënyrë nuk ka opsione të tjera përveç zbatimit të marrëveshjes, atë që po thotë SHBA është për të përshpejtuar procesin ndoshta edhe të anëtarësimit të Kosovës në shumë mekanizmat të botës perëndimore. Sepse nëse e humbin rastin dhe mundësin mund të mbesim peng i shumë pazareve të tjera që mund në ndodhin në kontinentin e Evropës. Këtë shqetësim e kanë ndërkombëtarët që të mos mbesim një far lloj pazari për gjëra të tjera”, ka thënë ai.

    Arifi ka thënë se Qeveria e Kosovës ose nuk është duke dëshiruar që të kuptoj ose nuk po e kupton që kompromiset nënkuptojnë bashkëpunim.

    “Po vërehet që qeveria e Kosovës ose nuk po dëshiron me kuptuar ose nuk e ka kuptuar që kompromiset nënkuptojnë bashkëpunim. Bashkëpunimi është që nëse ti jep diçka në kuptim e atij kompromisi, jep diçka pak por merr shumë. Pra esenca është për të fituar me shumë, e fitimi më i madh është se shtetësia e Kosovës, subjektivitet në skenën e botës perëndimore mund të lëvizë më hapa më të shpejt se sa mund të paramendoj nëse e kemi koordinimin e unifikuar në objektiva të përbashkëta. Përndryshe atëherë mund të mbesim të izoluar në këtë formë siç jemi dhe të gëzohemi që jemi të pavarur”, u shpreh ai.

    Njohësi i proceseve integruese ka theksuar se  marrëveshjet duhet të zbatohen në formë unilaterale dhe jo në mënyrë të sekuencuar.

    Sipas tij, nëse Kosova zbaton marrëveshjet për të cilat është zotuar, ShBA-ja e BE-ja do të përshpejtojnë proceset e anëtarësimit në BE, e sidomos në NATO.

    “Ato marrëveshje po behën obligative, po vërehet që BE po i bënë obligative ligjërisht të obligueshme për secilin vend. Kjo po i bie që marrëveshjet duhet të zbatohen në formë unilaterale, jo në mënyrë të sekuencuar, atë që po dëshiron BE-ja është se vendi i cili i zbaton më shpejt marrëveshjet duhet të ec tutje drejt integrimit të BE-së. Në këtë rast Kosova e ka edhe një breng që po dëshiron që të përshpejtoj anëtarësimin e saj në NATO. Nëse ne po themi në mënyrë të koordinuar bashkpunohemi dhe arrin disa objektiva, atëherë jam i bindur që partneret tanë, SHBA e BE do të në përshpejtojnë disa procese sidomos në NATO, që është një proces që varet nga disa vende”, ka thënë ai për EO.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA me rekord të ri në nr. të udhëtarëve dhe fluturimeve
    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2024
    Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, njëherësh këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka folur për Front Online lidhur me zgjedhjet e...
    Lajme13 Korrik 2024
    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se arratisjet nga burgjet ka pasur edhe në të kaluarën dhe se mund të ketë...
    Lajme13 Korrik 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues i Kosovës (ShKK), Ismail Dibrani, ka thënë se dy të arratisurit nga burgu, Faton Hajrizi dhe...
    Të tjera
    Lajme13 Korrik 2024
    Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ka marrë masa idhur me qarkullimin e automjeteve në vend...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Një depo nafte është përshirë nga zjarri në rajonin juglindor rus të Rostovit, pas një sulmi ukrainas me dronë mëngjesin e 13...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryetari aktual i Bujanocit, Nagip Arifi edhe pas mbajtës së zgjedhjeve të 3 qershorit, thotë se nuk janë mundësitë që shqiptarëve t’iu...
    Kronika13 Korrik 2024
    Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur dje në fshatin Popolan të Suharekës. I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima në...
    Lajme13 Korrik 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime sot familjen Dehari në fshatin Sllupçan të Kumanovës. I shoqëruar nga ministra...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u takua me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer javën e kaluar në samitin e NATO-s në Uashington,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.