Vip

Ardit Çuni nuk i përmban dot lotët, këngëtari lexon letrën prekëse të mamasë së tij

Ardit Çuni nuk i përmban dot lotët, këngëtari lexon letrën prekëse të mamasë së tij
14:32 | 24 Nëntor 2022

Këngëtari Ardit Çuni nuk i ka përmbajtur dot lotët teksa lexonte letrën që i kishte shkruar mamaja e tij.

I ftuar në “Goca dhe Gra”, artisti tregoi se së fundmi është përballur me problemet shëndetësore të së ëmës por nuk ka lënë pas dore as provat e “Dancing With The Stars”.

“Ne kemi një marrëdhënie që nuk para ia shprehim njëri- tjetrit me fjalë, por ne jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Mami këtë javë ka kryer një operacion dhe jam detyruar t’i jem pranë dhe sa në prova e angazhime”, u shpreh ai.

Me zërin që i dridhej dhe i përlotur, Ardtit lexoi letrën duke zbuluar kështu një anë të cilën rrallë herë e kemi parë, shkruan Panoramaplus.

“Ardit nuk jam shprehur kurrë publikisht për ty, por sonte do të të them disa fjalë zemre. Më fal që nuk kam ardhur të të ndjek nga afër në skenën e “Dancing With the Stars”, por ti e di që po kaloj disa probleme shëndetësore. Me zemër kam qenë me ty në çdo hap tëndin. Që kur ishte 10 vjeç dhe more pjesë në konkursin “Zërat Magjik” unë e kisha të qartë se ku do të shkoje.

Je rritur mes shumë vështirësish pasi nuk kishim mundësi ekonomike që të ndiqje të gjitha kurset që ti dëshiroje. Po jam krenar që me punën tënde ia dole të bëhesh një yll i vërtetë. Shumë kush të paragjykon sepse i thua gjërat troç, por kështu je ti, i thua gjërat drejt se nuk e duron dot padrejtësinë. Je djali im i fortë dhe jeta ime pa ty nuk do të kishte kuptim. Sa e sa herë kam qarë fshehurazi teje me lot gëzimi sepse jam ndjerë krenare…”,- shkruhej në letrën që i kishte dedikuar e ëma.

Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?

Të tjera