×
Zgjedhjet 2025

Ardian Gjini: Kurti po e do mandatin e tretë për veten e tij dhe jo për qytetarët e Kosovës, në këto rrethana të krijuara do të duhej të jepte dorëheqje

FrontOnline
04 Shkurt 2025

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ardian Gjini ka thënë se Albin Kurti po e do mandatin e tretë për veten e tij dhe jo për qytetarët e Kosovës, pasi siq thotë ai, në këto rrethana të krijuara, cilido politikan që e do vendin dhe popullin e vet do të duhet të jepte dorëheqje, jo të kërkonte mandat tjetër.

“Në rrethanat e krijuara, cilido politikan që e do vendin dhe popullin e vet do duhej të jepte dorëheqje, jo të kërkonte mandat të tretë. Por ky e do mandatin për veten e tij, jo për qytetarët e Kosovës. Çdo ditë dalin në sipërfaqe afera korruptive, aleatët na kanë braktisur, Kurti për interes të vetin don me na lënë vetëm. Nëse nuk jep dorëheqje ka me e heq populli”, ka thënë Gjini.

Gjini tutje ka thënë se detyrë e një shërbyesit të shtetit është ti ndihmojë njerzit dhe jo ti izoloj e ti hasmëroj mes vete.

“Detyra e parë e një shërbyesi të shtetit është të ndihmojë njerëzit që të kuptohen me njëri-tjertin dhe të ecin së bashku duke bashkëvepruar, e jo ti izoloj e ti hasmërojë mes vete. Prioritetet e Aleancës i prezentova edhe sonte me qytetarë në Bashkësitë Lokale Lipovec, Gërçinë e Bishtazhin.Jemi bashkë pa dallim për ndryshimin e domosdoshëm që i duhet këtij vendi me 9 Shkurt”, është shprehur tutje Gjini.

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Sport14 Shkurt 2025
Në fillim të kësaj jave u raportua se Real Madridi kishte thirrur agjentët e Vinicius Junior për të zbuluar kërkesat e tyre...
Vip14 Shkurt 2025
Mbrëmjen e djeshme të gjithë banorët në shtëpinë e Big Brother Vip “hapën zemrën” e tyre dhe hodhën në letër ndjenjat e...
Bota/Rajoni14 Shkurt 2025
Komisioni Rregullator në KQZ në Shqipëri, gjatë ditës së sotme miratoi detajet e fletës së votimit që do tu dërgohen votuesve shqiptarë...
Sport14 Shkurt 2025
Boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria pritet të ndeshen të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë....
Lajme14 Shkurt 2025
Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Fatmir Sopi, ka folur për bojkotin që do t’ia bëjnë organizimeve të Qeverisë së Kosovës për festën e pavarësisë...
Lajme14 Shkurt 2025
Në prag të Festës së Pavarësisë, pesë mijë fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës. Sipas një njoftimi nga ana e Kuvendit, bëhet e...

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.