[wp-story]

Infografika

Ardhmëria e Aleancës pa Ramushin (Infografika)

Ardhmëria e Aleancës pa Ramushin (Infografika)
11:35 | 13 Janar 2020

Ramush Haradinaj të dielën që lamë pas ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. AAK-ja është themeluar më 4 maj të vitit 2000 dhe për dy dekada vazhdimisht është udhëhequr nga Haradinaj, raporton portali “Front Online”.

Përgjatë dy dekadave në krye të partisë, shefi i AAK-së nuk ka arritur rezultate të kënaqshme në zgjedhjet e mbajtura për nivelin qendror, megjithatë ka arritur dy herë të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.

Herën e parë ishte zgjedhur kryeministër në vitin 2004, pas një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila në atë kohë udhëhiqej nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, por pas 100 ditë qeverisje kishte dhënë dorëheqje nga detyra për shkak të një ftese që kishte marrë nga Tribunali i Hagës.

Haradinaj është zgjedhur kryeministër i vendit për herë të dytë edhe në vitin 2017, si kandidat i PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, dhe përsëri pas dy viteve në krye të ekzekutivit ka dhënë dorëheqje pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Partia e Haradinajnt, AAK, në zgjedhjet e 6 tetorit ka dalë partia e katërt në vend, pas LVV-së, LDK-së dhe PDK-së.

Ende nuk dihet se kush do ta marrë “timonin” e AAK-së pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, ndonëse eksponentë të LVV-së kanë shkruar në rrjetin social “Facebook” se partinë do ta marrë Daut Haradinaj, vëllau i Ramush Haradinajt, ndonëse këta të fundit e kanë mohuar një lajm të tillë.

/Front Online/

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera