×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Ardhja e Trump ishte moment “shoku”, Macron: Europa të forcojë “muskujt” përballë SHBA

    FrontOnline
    14 Shkurt 2025

    Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përshkruar kthimin e Donald Trump në pushtet si një moment “shoku” që duhet të detyrojë Evropën të sigurojë të ardhmen e saj si dhe të Ukrainës.

    Në një intervistë për prestigjiozen, Financial Times, në Pallatin Élysée, menjëherë pasi Trump ra dakord me Vladimir Putinin e Rusisë për të mbajtur bisedime të afërta për paqen, presidenti francez mbrojti nevojën që Evropa të “forcojë muskujt” për mbrojtjen dhe ekonominë.

    “Pyetja e vetme në këtë fazë është nëse presidenti Putin është vërtet, në mënyrë të qëndrueshme dhe shumë i gatshëm të bie dakord për një armëpushim mbi këtë bazë. Pas kësaj, u takon ukrainasve të negociojnë me Rusinë. Ne të gjithë duhet të qëndrojmë kolektivisht vigjilentë. Vetëm presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy mund të negociojë në emër të vendit të tij dhe jo SHBA”, shprehet Macron.

    Udhëheqësi francez ka argumentuar prej kohësh se Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, gjë që do të ishte e mundur vetëm duke rritur pavarësinë ekonomike dhe duke reduktuar varësinë e saj nga SHBA dhe Kina.

    “Ky është momenti i Evropës për të përshpejtuar dhe ekzekutuar”, tha ai, ndërsa paralajmëroi për rrezikun e dështimit të BE-së. “Nuk ka zgjidhje. Po i mbaron rruga”, shtoi Macron, duke përmendur edhe luftën e Ukrainës.

    Roli i SHBA është të rifillojë këtë dialog dhe të marrë iniciativën sepse Trump solli një element të përçarjes strategjike. Ai tha se do të jetë në dorën e Zelenskyy vetëm për të diskutuar çështjet e territorit dhe sovranitetit. Dhe i takon komunitetit ndërkombëtar, me një rol specifik për evropianët, të diskutojë garancitë e sigurisë dhe, më gjerë, kuadrin e sigurisë për të gjithë rajonin.

    Nëse Macron mund të bashkojë vendet e tjera evropiane në programin e tij është një pyetje e hapur, veçanërisht pasi ai është dobësuar keq në vend dhe në Bruksel nga paraliza politike që pasoi zgjedhjet e parakohshme të vitit të kaluar. Financat investimet e nevojshme në mbrojtje dhe prioritete të tjera, vuri në dukje Emmanuel Macron për Financial Times./(A2 Televizion)

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, ka publikuar marrëveshjen e plotë në mes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Presidenti i SHBA-së Donald Trump ia ka hequr lejet e sigurisë – një proces që i jep një individi lejen për të...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Gatishmëria mbrojtëse e Evropës duhet të rritet masivisht. Ky ishte vendim i samitit të BE-së. Por për Ukrainën BE-ja nuk ka një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vëngu, ka publikuar marrëveshjen e plotë në mes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës në fushën e...
    Lajme22 Mars 2025
    Bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi, ka përfunduar vizitën te ai në hapësirat e EULEX-it ku ish-presidenti kaloi natën. Para zyrave të...
    Lajme22 Mars 2025
    Vizita e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë pas vdekjes së babait të tij Haxhi Thaçi, ka marrë vëmendjen edhe të mediave të...
    Sport22 Mars 2025
    Tifozëve të Anglisë në rrjetet sociale tashmë kanë parë mjaftë nga një lojtar që startoi gjatë fitores 2-0 të Tre Luanëve ndaj...
    Vip22 Mars 2025
    Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, ka befasuar ndjekësit e saj me një ndryshim drastik që ka bërë së fundmi...
    Vip22 Mars 2025
    Mesa duket nuk ka qenë një natë e rehatshme për banoret e ‘Big Brother VIP Albania’. Në orët e para të mëngjesit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.