[wp-story]

Lajme

Arbërie Nagavci thotë se VV nuk ka biseduar për emër të Presidentit

Arbërie Nagavci thotë se VV nuk ka biseduar për emër të Presidentit
19:20 | 17 Dhjetor 2019

Deputetja e zgjedhur e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se në organet e kësaj partie ende nuk është diskutuar për emrat e përveçëm që mund të jenë bartës përgjegjësish pas krijimit të institucioneve.

Ajo ka thënë se për pozitën e Presidentit nuk është folur hiç se hiç.

“Sa i përket bartësve të përgjegjësive. Deri më tani asnjë emër i përveçëm nuk është diskutuar në organet tona, as për pozitat në ekzekutiv e aq më pak për postin e presidentit”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Dua të besoj se qytetarëve do t’u ofrojmë atë që kanë kërkuar: se opozita e deri djeshme do të jetë qeverisja e sotme”.

Super zbritje në “Petrol Company”

Të tjera