×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Vitia po e negocion punësimin me institucionin shëndetësor që u rrit gjatë mandatit të tij si ministër i Shëndetësisë?

    FrontOnline
    28 Prill 2022

    Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është në prag të finalizimit të një kontrate të re punësimi, pas humbjes që pësoi në garën për kryetar të Prishtinës.

    Burimet e portalit “Front Online” ka disa javë që konfirmojnë se Vitia do ta drejtojë një spital të madh shëndetësor “Olive”, i cili pritet të nis punën gjatë muajit të ardhshëm (maj).

    Pronarë të spitalit “Olive” janë drejtuesit e një nga laboratorët më të mëdhenj në Kosovë “Olive”, laborator ky që ka lulëzuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, kur pjesën më të madhe ministër i Shëndetësisë, ka qenë Arben Vitia, përkatësisht gjatë mandatit të Qeverisë “Kurti 1” dhe “Kurti 2”. Vitia kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në vjeshtën e kaluar kur u fut në garë si kandidat i VV-së për kryetar të Prishtinës.

    “Është pothuajse çështje e finanlizuar. Arben Vitia pritet ta drejtojë Spitalin e ri Olive ”, ka bërë të ditur burimi i Front Online, duke porecizuar se këtë spital “Olive” e ka blerë vitin e kaluar në vlerë prej rreth 3 milionë euro.

    Për këtë çështje javë më parë Front Online e ka kontaktuar edhe ish-ministrin Arben Vitia, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonin e tij, përkundër insistimit të shpeshtë të mediumit.

    Ndërsa drejtuesi i “Olive”, Fatmir Sejdiu, ka mohuar për “Front Online” se Arben Vitia ka nënshkruar kontratë punësimi me të, ndonëse e ka pranuar se e ka mik të mirë ish-ministrin e Shëndetësisë.

    “Sa i përket ministrit unë nuk kam informatë për këtë punë…Kurrfarë kontrate të nënshkruar me mua nuk ka, nuk ka kurrgjë. Unë jam drejtor, mirëpo nuk ka kurrgjë zyrtare me të, kam muhabet me të si me çdo doktor tjetër”, tha ai për Front Online.

    Përndryshe,  “Olive” përpos Prishtinës, ka hapur edhe disa laboratorë edhe në qendrat tjera të Kosovës. Ky laborator është zhvilluar hovshëm gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, kur ministër të Shëndetësisë kanë qenë Arben Vitia, Armend Zemaj.

    /Front Online/

     

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Mars 2024
    Erërat me shpejtësi deri në 112 km/h kanë goditur bregdetin jugor të Mbretërisë së Bashku së bashku me breshërin dhe bubullimat. Sipas...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e shënuar gjatë qeverisjes së tij. Kurti ka publikuar...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo parti nuk do të heqë dorë nga themelimi i Komisionit...
    Lajme29 Mars 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, i...
    Lajme29 Mars 2024
    As Qeveria, as kryeministri, as presidenti, e as kryetari i Parlamentit të Malit të Zi nuk kanë reaguar lidhur me votën e...
    Lajme29 Mars 2024
    Ministria e Ekonomisë ka përmbyllur me sukses procesin ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik (FV) prej 100 MW, me ç’rast kanë ofertuar pesë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.