×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli vërteton aktgjykimin për burgim të përjetshëm ndaj Krivaqës

    FrontOnline
    19 Shkurt 2025

    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e shkallës së parë për dënimin e Dardan Krivaqës me bugim të përjetshëm, për vrasjen e Marigona Osmanit si dhe dënimin me 15 vjet për Arbër Sejdiun.

    “Gjykata e Apelit e Kosovës, i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të përfaqësuesit të të dëmtuarve M.O. dhe V.O. dhe të mbrojtësve të të akuzuarve D.K. dhe A.S., duke e vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj-Departamenti për Krime të Rënda, me nr. 2021:186679, të datës 26.09.2024.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, sipas aktgjykimit me nr.2021:186679, të datës 26.09.2024, të akuzuarin D.K., e ka shpallur fajtor për veprën penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 të KPRK, me dënim me burgim të përjetshëm, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 24.08.2021, e tutje, ndërsa të akuzuarin A.S., për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.4 lidhur me nenin 33 të KPRK, duke e gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) vite, në të cilin dënim i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 22.08.2021, e tutje por, jo më gjatë se dënimi i shqiptuar në aktgjykim. “ – thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Në zemrën e natyrës së paprekur, buzë liqenit të mahnitshëm të Vermicës, ndodhet një perlë e fshehur e mikpritjes dhe luksit –...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka përfaqësuar Kosovën në Sesionin e 48-të të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të...
    Lajme25 Mars 2025
    Përjetoni një festë të paharrueshme këtë Bajram me një super oferte speciale në Durrës të përgatitur vetëm për  ju nga kompania numër...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë për sulm dhe kanosje ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe...
    Lajme25 Mars 2025
    Luftërat, krizat dhe tendencat autoritare të qeverive po shkaktojnë shqetësim mes zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët përbëjnë një grup të...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në...
    Lajme25 Mars 2025
    “Një formë tjetër manipulimi” – kështu e sheh Nenad Rashiq, udhëheqës i Partisë kosovare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, formimin e “Lëvizjes...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga fshati Fortesë vazhdoi për në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit, ku mori pjesë...
    Lajme25 Mars 2025
    Frika dhe pasiguria kanë pllakosur Vushtrrinë. Rrugët duken më të heshtura se zakonisht, ndërsa banorët flasin me zë të ulët për ngjarjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.