×
  • Lajme
  • Lajme

    Apeli e dënon Adem Grabovcin

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për 11 personat e përfshirë në aferën “Pronto”, në të cilin janë të përfshirë zyrtarë të lartë të PDK-së

    Ish-deputeti i PDK-së, Adem Grabovci është gjetur fajtor për dy vepra penale.

    Ndaj tij është shqiptuar masa e burgimit unik prej 1 vjet e dy muaj, dënim i cili nuk ekzëkutohet nëse nuk kryen vepër tjetër penale në kohëzgjatje prej 2 viteve.

    Grabovcit i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës së verifikimit të dënimit me kusht.

    Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës së Apelit:

    Gjykata e Apelit ka vendosur në çështjen penale kundër A.G. dhe të tjerëve

    Prishtinë, 01.07.2020  – Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ka marr vendim, në rastin e të akuzuarve A.G.,A.P.,Xh.D., I.G., S.D., B.B., R.A., N.K.,Z.P, F.Sh. dhe I.N.  Me aprovimin e pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale, por edhe sipas detyrës zyrtare, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë,  i datës 02.03.2020, është ndryshuar vetëm për pikën II dhe III të dispozitivit.  Të akuzuarit A.G. dhe I G. janë gjetur fajtor për dy vepra penale të Shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës nga neni 193 paragrafi 4 i lidhur me par.1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa i akuzuari S.G. për një vepër të tillë penale.

    Konform dispozitave ligjore në fuqi, Gjykata e Apelit, të akuzuarit i ka gjykuar me dënim me kusht dhe dënime plotësuese si në vijim.

    A.G. i është shqiptuar dënim unik prej 1 vjet e 2 muaj burgim, dënim i cili nuk do të ekzekutohet në rast se ai nuk kryen vepër tjetër penale, në kohëzgjatje pre 2 viteve. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit te dënimit me kusht.

    I.G. i është shqiptuar dënim unik prej  1 viti e 4 muaj burgim, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale ne kohëzgjatje prej 2 viteve. Atij gjithashtu është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 viteve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.

    Ndërsa S.G.  është dënuar, me dënim me burgim ne kohëzgjatje prej 8 muaj, i cili dënim nuk do te ekzekutohet ne raste se i akuzuari nuk kryen vepër penale ne kohëzgjatje prej 1 viti. Atij i është hequr e drejta për t’u zgjedhur dhe i është ndaluar ushtrimi i funksioneve ne administratën publike apo shërbimin publik, në kohëzgjatje në kohëzgjatje prej 2 vjetëve, pas kalimit te periudhës se verifikimit të dënimit me kusht.

    Në çështje tjera( pika I, IV, V, VI, VII, VIII, IX e dispozitivit) ankesa e prokurorisë është refuzuar si e pa bazuar, ndërsa aktgjykimi i gjykatës së shkallës së parë është vërtetuar. 

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.