×
  • Kronika
  • Kronika

    Anulohet gjykimi për shtytje në terrorizëm ndaj Ikballe Berishës

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Është anuluar gjykimi ndaj Ikballe Berisha-Huduti, e cila nga PSRK po akuzohet se kishte bërë thirrje për hakmarrje ndaj autoriteteve amerikane të cilët kishin realizuar një sulm në Irak, ku kishte mbetur i vrarë gjenerali dhe udhëheqësi i gardës revolucionare të Iranit Qassem Solejmani.

    Për këto veprime, Berisha nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), po ngarkohet me veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Të enjten, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ishte paraparë të mbahej shqyrtimi fillestar, mirëpo sipas kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Albina Shabani-Rama, kjo seancë ishte anuluar për shkak se prokurori i rastit Afrim Shefkiu kishte qenë i zënë.
    Për këtë arsye, ajo njoftoi që seanca e radhës pritet të mbahet me 30 tetor 2020.

    Sipas aktakuzës së përpiluar me 30 shtator 2020, e akuzuara Ikballe Berisha me 4 janar 2020, përmes rrjetit social “Facebook”, kishte postuar thirrje me përmbajtje kërcënuese duke bërë nxitje për hakmarrje pas vrasjes nga ushtria Amerikane e Qassem Solejmani-gjeneral dhe udhëheqës i gardës revolucionare të Iranit dhe gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi.

    Në aktakuzë thuhet se e akuzuara kishte postuar tekstin “Populli Irakian doli në rrugët e Irakut menjëherë pas krimit amerikan, për të dënuar ashpër padrejtësinë që iu bë dy figurave eminente në Irak e Iran dy gjeneralët të tyre Gjeneral Sylejmani dhe Gjeneral Ebu Mehdi Muhendisi. Zoti i dasht durimin ngase të mbysësh Zotin e shtëpisë i ke mbytë tërë anëtarët e shtëpisë, e pastaj hakmarrja është obligim por nuk ka kufi”.

    Për këtë postim, PSRK po pretendon se e njëjta kishte shkaktuar rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen.

    PSRK-ja të akuzuarën Berisha po e ngarkon me veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga neni 134 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Prince Espresso miku më i mirë i yjeve të Sunny Hill Festival
    Nga Rubrika
    Kronika29 Mars 2024
    Të paktën gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh të Policisë. Dy prej rasteve kanë ndodhur...
    Kronika29 Mars 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë se sipas tij, një i dyshuar, i njohur për ankuesin, dyshohet se ia ka vjedhur vetën e...
    Kronika29 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj katër personave....
    Të tjera
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka shprehur qëndrimin e tij pro themelimit të cdo komisioni hetimor dhe se për këtë...
    Lajme29 Mars 2024
    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se qeveria nuk ka arsye të japë dorëheqje. Këtë deklaratë ai e bëri para mediave...
    Lajme29 Mars 2024
    Tri seanca plenare do të mbahen në javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur shefja e grupit...
    Lajme29 Mars 2024
    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, po intervistohet nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Sipas RTK-së, Berishaj gjendet në Prokurorinë Speciale...
    Lajme29 Mars 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë mbikëqyrjes permanente të situatës epidemiologjike në vend ka konstatuar një rritje të lehtë të...
    Lajme29 Mars 2024
    Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, konsideron se sot është njëra ndër ditët më të këqija të parlamentarizmit në Kosovë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.