×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Ankesat në prokurim/ Ministria e Zhvillimit Rajonal s’e respekton Ligjin e Punës!

    FrontOnline
    30 Janar 2020

    Procesi i prokurimit për sigurimin e objektit të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal(MZHR) po përcillet me ankesa kompanitë pjesëmarrëse në tender, ku këto të fundit po e kritikojnë institucionin shtetëror për mosrespektim të Ligjit të Punës, raporton portali “Front Online”.

    Për këtë aktivitet të prokurimit, i cili është ritenderuar MZHR-ja ka rekomanduar për nënshkrim të kontratës kompaninë “Luani SHPK” prej 9628 euro, por në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) janë ankuar operatorët ekonomik “Commando SHPK” dhe “Rosa Security”.

    Besim Shkurti nga “Commando SHPK” ka deklaruar në seancën e së mërkurës të OSHP-së se autoriteti kontraktues (MZHR) nuk ka respektuar kërkesat për Ligjin e Punës, raporton “Front Online”.

    “Në dosjen e tenderit, saktësisht në specifikimet teknike nga ana e autoritetit kontraktues është kërkuar që të bëhet respektimi i Ligjit të Punës për punonjësit e angazhuar. Dihet që puna e natës, sipas Ligjit të Punës, paguhet 30% më shtrenj krahas pagesës normale. Pra për sigurimin 24 orësh të objektit nevojiten katër punëtorë. Ministria, por as ekspertja shqyrtuese nuk kanë kërkuar analizë financiare që dëshmon se operatori ekonomik i rekomanduar e përmbushë kontratën”, ka potencuar Shkurti.

    Sipas tij, kontrata në vlerë prej më pak se 10 mijë euro nuk i mbulon këto shpenzime të punëtorëve, prandaj kompania që e udhëheq ai është në dilemë nëse duhet respektuar Ligji i Punës apo jo.

    Ndërsa pronari i kompanisë “Rosa”, Shefqet Damka, i ka akuzuar drejtuesit e MZHR-së se për shkeljet në tender dhe, siç ka thënë ai, për këto parregullsi dikush duhet të shkoj në burg. Madje ai është shprehur se nuk ka besim as tek paneli shqyrtues i OSHP-së.

    Në anën tjetër, Ekzotina Brahimaj nga MZHR-ja ka thënë se i ka shqyrtuar pretendimet e dy operatorëve ekonomik ankues dhe siç ka thënë ajo, operatori ekonomik i rekomanduar për kontratë i plotëson të gjitha kriteret e përcaktuara në dosje të tenderit.

    Edhe ekspertja shqyrtuese nga OSHP-ja, Teuta Krasniqi, ka thënë se operatori ekonomik i shpërblyer për kontratë i plotëson kërkesat e autoritetit kontraktues.

    Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do t’u mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimit.

    Nga Rubrika
    Hulumtime24 Qershor 2024
    Komuna e Deçanit e cila drejtohet nga Bashkim Ramosaj ka shpërblyer me tender 7.8 milionë euro konsurciumin “Lika Company & Lika Trade”...
    Tenderët29 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka shpallur një tender prej hiç më pakë se 465 mijë euro për furnizim me pizhame, si dhe çorapë...
    Tenderët27 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati është pajisur me një kompjuter të ri “MacBoook”, raporton Front Online. Përmes një tenderi me...
    Të tjera
    Vip03 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana dhe Besi gëzojnë shoqëri të mirë që nga hyrja e tyre në shtëpinë më...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Subjekti politik i drejtuar nga Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar agjendën në rastin e tetë vjetorit të vdekje së aktivistit të...
    Bota/Rajoni03 Nëntor 2024
    Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në aksin rrugor “Fier-Vajkan”, ndërmjet një motori dhe një automjeti. Si pasojë e...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Partitë politike në vend kanë filluar para fushatën zgjedhore. LVV, PDK, LDK e koalicioni AAK-NISMA, tashmë kanë filluar të dalin në ‘’gjah’’...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin...
    Bota/Rajoni02 Nëntor 2024
    Kandidatja demokrate për zgjedhjet e 5 nëntorit në SHBA, Kamala Harris, u është drejtuar me një letër të hapur komunitetit shqiptaro amerikan,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.