×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankesa për shtrenjtimin e ilaçeve, kërkohet zbritja e atyre nga lista esenciale

    FrontOnline
    13 Gusht 2022

    Barnat sikurse edhe artikujt e tjerë nuk mund të blihen me çmimin e njëjtë sikurse vitin e kaluar. Ngritja e çmimit të barnave ka prekur shportën e qytetarit, prandaj edhe po kërkohet më shumë vëmendje nga ana e Qeverisë.

    Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra në një intervistë për EO, ka kërkuar që qytetarëve t’u mundësohet që t’i blejnë barnat nga lista esenciale me zbritje.

    “Sikurse çdo produkt tjetër me rritjen e çmimit të energjisë dhe të derivateve të naftës padyshim që edhe barnat janë rritur dhe kjo ka prekur edhe shportën e qytetarit për shkak se secila familje do të duhet të blejë barna”.

    “Kjo mendoj se do të duhej ta kishte vëmendjen e Qeverisë për të parë sesi mund të dilet nga kjo gjendje dhe pacienti t’i ketë barnat nga lista esenciale dhe sa më pak të ketë nevojë që nga xhepi t’i blejë barnat. Disa që raportohen nga pacientet kemi rritje”, tha Kodra.

    Ndërsa për ankesat e pacientëve, Kodra tha se janë të shumta dhe kanë të bëjnë me mungesë të barnave e kushteve esenciale.

    “Ankesat e pacientëve janë shumë dimensionale që kanë të bëjnë me mungesë të barnave të kushteve. Fatkeqësia qëndron se ankesat nuk po merren parasysh për shkak se nuk ka mekanizma të qartë që pacienti mund të parashtrojë ankesë dhe të merr përgjigje në një afat sa më të shkurtër”.

    “…kjo i dekurajon pacientët për tu ankuar dhe në raste të caktuara edhe njerëzit i marrin drejtësitë në duart e veta duke sjellë konflikte me stafin shëndetësor”.

    Përderisa qytetarët thonë se çmimet aktuale janë të papërballueshme, duke kërkuar që të ketë ngritje pagash.

    Islam Gjyshinca thotë se dallojnë çmimet nga barnatorja në barnatore dhe se barnat që ai i përdor për tension janë rritur për mbi 1 euro.

    “Barnat po rriten edhe po ka dallim barnatore prej barnatoreve. Këto tensionit ishin rrit 1 euro e diçka më shumë. Pensioner kom punuar 40 vjet”.

    Besim Sylevica nga Podujeva tha se në përgjithësi ka ngritje të çmimit të barnave.

    “Në përgjithësi ka ngritje të çmimit të barnave. Me shëndet jam mirë por kam dëgjuar që ka ngritje të çmimit të barnave”.

    Vesel Veseli thotë se çmimi i barnave është ngritur në mënyre drastike, raporton EO.

    “Barnat janë rritur në mënyre drastike a njerëzit nuk kanë buxhet si ti blejnë me pensione sepse janë të ulëta. Barnat elementare janë rritur. S’ki ku bon ankesë. Ministria vetë duhet të jetë e vetëdijshme”.

    Ndërsa, një mërgimtar nga Gjermania theksoi se rritja e çmimit të barnave po ndodh si pasojë e krizës globale.

    “Në të gjitha anët çmimet e barnave janë rritur sepse është krizë globale”.

    The Victor vjen me këngë të re “Got U”
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.