×
  • Lajme
  • Lajme

    Ankesa e Listës Serbe, Kurti i shkruan kryetares së Kushtetueses

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar sot një letër kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, pasi Lista Serbe është ankuar në Kushtetuese për formimin e Qeverisë.

    Në një komunikatë dërguar mediave thuhet se Qeveria e Kosovës, në komentet e saj, konsideron se duhet referuar dispozitave kushtetuese të cilat përcaktojnë procedurën për zgjedhjen e qeverisë, dhe atyre që garantojnë të drejtat e pakicave për përfaqësim në kuadër të saj, me qëllim që të vlerësohet nëse vendimi i kontestuar është nxjerr sipas procedurës së paraparë më kushtetutë dhe nëse i njëjti është për nga përmbajtja në përputhje me Kushtetutën.

    Sipas kësaj komunikate Qeveria rithekson se përfaqësuesit e pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës janë konsultuar, dhe propozimi i tyre është marrë parasysh në lidhje me emërimin e ministrit që përfaqëson komunitetin serb në Qeverinë e Kosovës.

    Komunikata e plotë:

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar sot kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama- Hajrizi, një letër përgjigje në kërkesën e parashtruar nga 11 deputetë të Republikës së Kosovës, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës nr.08/V-005 të datës 22.03.2021.

    Qeveria e Kosovës, në komentet e saj, konsideron se duhet referuar dispozitave kushtetuese të cilat përcaktojnë procedurën për zgjedhjen e qeverisë, dhe atyre që garantojnë të drejtat e pakicave për përfaqësim në kuadër të saj, me qëllim që të vlerësohet nëse vendimi i kontestuar është nxjerr sipas procedurës së paraparë më kushtetutë dhe nëse i njëjti është për nga përmbajtja në përputhje me Kushtetutën.

    Po ashtu, Qeveria rithekson se përfaqësuesit e pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës janë konsultuar, dhe propozimi i tyre është marrë parasysh në lidhje me emërimin e ministrit që përfaqëson komunitetin serb në Qeverinë e Kosovës.

    Në këtë rast, Qeveria e Kosovës në argumentet e saj, konsideron se përfaqësimi i garantuar nga Kushtetuta e Kosovës për përfaqësuesit e pakicës serbe është respektuar me rastin e zgjedhjes së Qeverisë, rrjedhimisht, zgjedhja e saj është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Në letrën e saj, Qeveria e Kosovës kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të nxjerr aktgjykim me të cilin e shpall kërkesën të pranueshme, të konstatojë se vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës  për zgjedhjen e Qeverisë është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, dhe të refuzojë kërkesën për vendosjen e masave të përkohshme.

    Në fund, Qeveria e Kosovës konsideron se kjo çështje nuk ka asnjë paqartësi, andaj kërkesa për mbajtjen e seancës dëgjimore nuk është e justifikuar dhe se e njëjta duhet të refuzohet./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Më datë 18.07.2025, rreth orës 18:00 njësia policore nga Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën transitore Davidovc-Belincë, në Shtime, ka...
    Lajme19 Korrik 2025
    Episodi i 49-të, fundi i njëjtë… Me këtë fjali mund ta përmbledhim seancën e 49-të konstituive, të mbajtur këtë të shtunë.  ...
    Lajme19 Korrik 2025
    Komentatori politik, Sadri Ramabaja, përmes një statusi në profilin e tij, ka thënë se sot do të arrihet marrëveshje në mes të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Pamje mbresëlënëse nga ajri tregojnë trafikun e rënduar që ka përfshirë autostradat kryesore të Kroacisë në këtë fundjavë, ndërsa mijëra turistë dhe...
    Lajme19 Korrik 2025
    Në një vjetorin e vdekjes, familja ka zbuluar pllakatën përkujtimore të ngritur në nderim të Faton Hajrizit. E para të pranishmëve është...
    Vip19 Korrik 2025
    Artistja e njohur, Tayna po vjen me një projekt të ri muzikor. Kështu ka bërë të ditur vet ajo, përmes postimeve në...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Rusia nisi sulmin e saj më të madh ndonjëherë në qytetin lindor të Ukrainës, Pavlohrad, herët të shtunën, si pjesë e një...
    Lajme19 Korrik 2025
    Një përleshje mes dy grupeve ka ndodhur sot në një lokal në Lipjan. Nga pamjet e publikuara shihet se ata përdorën edhe...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Një 46-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u zë në flagrancë duke vjedhur një biçikletë. Sipas policisë, i njëjti dyshohet se është...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.