×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ankaraja nxorri 18 anije ushtarake – Si e ndaloi Merkel konfliktin mes Greqisë dhe Turqisë

    FrontOnline
    23 Korrik 2020

    Gazeta gjermane Bild pretendon se kancelarja Angela Merkel ka ndalur shpërthimin e një konfrontimi të armatosur mes Greqisë dhe Turqisë në Mesdheun Lindor.

    Sipas gazetës në fjalë, mund të kishte ndodhur një konflikt mes Greqisë dhe Turqisë, për shkak të tensioneve të larta dhe provokimeve, por ka qenë ndërhyrja e Merkel që pushoi konfliktin mes dy palëve.

    Situata është e tensionuar për shkak se Ankaraja ka nxjerrë 18 anije ushtarake për lundrim drejt zonës detare në jug të ishullit grek të Kastelorizos. Nga ana tjetër, Athina i është kundërpërgjigjur Turqisë duke nxjerrë në Egje 85% të flotës së saj luftarake.

    Po ashtu, edhe kreu i diplomacisë gjermane paralajmëroi Turqinë që të ndalojë eksplorimin e hidrokarbureve në zonën detare të Qipros dhe Greqisë në Mesdheun Lindor, nëntoka besohet se është e pasur me naftë dhe gaz.

    Bild shkruan se ka qenë vetë Angela Merkel, e cila ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin grek, Kiriakos Mitsotakis dhe presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

    Zona detare në jug të ishullit grek Kastelorizo, mes Kretës dhe Qipros konsiderohet një zonë që Greqia pretendon se është brenda zonës së saj ekonomike, ndërsa Turqia vlerëson se ndodhet brenda zonës detare për të cilën nënshkroi marrëveshje me qeverine e Tripolit në Libi.

    Kryeministri grek, Mitsotakis ka deklaruar se nëse Turqia vijon këtë rrugë, zgjidhja e vetme do të jetë: vendosja e sanksioneve të BE’së.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Policia metropolitane ka konfirmuar tani se komanda kundër terrorizmit po kryen hetime për burimin e zjarrit në nënstacionin në Hayes që çoi...
    Bota/Rajoni21 Mars 2025
    Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Një katërvjeçar është aksidentuar rëndë mbrëmjen e së enjtes në rrugën Klos-Burrel, e si pasojë ka humbur jetën. Sipas raportimeve të mediave,...
    Të tjera
    Vip21 Mars 2025
    Blero Muharremi shumë herë ka marr vëmendjen e ndjekësve me postimet për të dashurat. Në ditëlindjen e partneres Blero shprehet në fjalët...
    Kronika21 Mars 2025
    Të enjten në Prizren, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion për arrestimin e të dyshuarit i cili raportohet se me qëllim...
    Kronika21 Mars 2025
    Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar të dyshuar pasi raportohet se gjatë kontrollit tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar: një...
    Lifestyle21 Mars 2025
    Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më mirë...
    Opinione21 Mars 2025
    Nga akademik, prof, dr. Anastas Angjeli Ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka qenë dhe mbetet një nga motorët kryesorë...
    Lajme21 Mars 2025
    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.