×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Anglia heq karantinën për disa vende

    FrontOnline
    03 Korrik 2020

    Autoritetet në Angli publikuan të premten një listë të vendeve, qytetarët e të cilave nuk kanë nevojë t’i nënshtrohen karantinës, nëse shkojnë në këtë vend.

    Lista përfshin Greqinë, Spanjën, Francën dhe Belgjikën dhe do të hyjë në fuqi më 10 korrik.

    Vendet si Kina, Shtetet e Bashkuara, Kosova, Suedia dhe Portugalia nuk janë në listë, çfarë do të thotë se qytetarët e tyre do të duhet të izolohen për 14 ditë nëse shkojnë në Angli.

    Skocia dhe Uellsi nuk kanë vendosur ende nëse do t’i lehtësojnë kufizimet e udhëtimit. Kufizimet janë ndërmarrë në fillim të qershorit, në përpjekje për të ndaluar importimin e rasteve me koronavirus në vend, pasi numri i rasteve lokale po binte.

    “Në vend që t’i vendosim në karantinë të ardhurit nga e gjithë bota, ne do t’i vendosim vetëm ata që vijnë nga ato vende ku virusi fatkeqësisht nuk është nën kontroll”, tha në një konferencë për media kryeministri britanik.

    Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë: mbi 44,000. Ajo po ashtu prin me numër të të infektuarve: mbi 285,000.

    Në aspektin global, SHBA’ja është e para edhe me numër të të prekurve, edhe të viktimave.

    Koronavirusi ka prekur afro 11 milionë njerëz në gjithë botën. Prej tyre, mbi 522,000 kanë vdekur dhe mbi 5.7 milionë janë shëruar.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Mars 2024
    Ka ndërruar jetë sot në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman, i cili para gati dy dekadave kishte vizituar Kosovën. Ai ishte...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Votimi kundër raportit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës nga përfaqësuesja e Malit të Zi në Komisionin e Asamblesë Parlamentare...
    Bota/Rajoni27 Mars 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën mbrëma në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë ku një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar banorët e kryeqytetit se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet në lagjet e qytetit për formimin e...
    Lajme28 Mars 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë kalimin me sukses vendimmarrjen e radhës në rrugën drejt anëtarësimit në...
    Lajme28 Mars 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kujtoi ka përkujtuar 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt. “Kujtesa historike është në funksion të respektimit...
    Lajme28 Mars 2024
    Policia e Kosovës ka gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura në rrugën Prishtinë – Mitrovicë. PK ka bërë të...
    Lajme28 Mars 2024
    Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se kanë ndarë tetë milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Krasniqi...
    Sport28 Mars 2024
    Mesfushori i Milanit, Ismael Bennacer mund të jetë potencialisht në treg, me Arsenalin dhe klubet nga Arabia Saudite të interesuar për të....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.