Mbi 2.5 milionë njerën më të rrezikuar nga koronavirusi në Angli do të furnizohen me vitaminë D falas, bëri të fitur qeveria.
Shtëpitë e kujdesit në Angli automatikisht do të pranojnë furnizime për banorët e tyre, ndërsa edhe njerëzit që bëjnë pjesë në kategoritë e rrezikuara nga koronavirusi do të mund të marrin vitaminë D falas në shtëpitë e tyre.
Shpërndarja falas e vitaminës D do të fillojë nga janari dhe do të zgjasë katër muaj, shkruan The Guardian.
Autoritetet e shëndetit publik në Angli kanë këshilluar që të gjithë njerëzit të marrin nga 10 mikrogramë vitaminë D në ditë nga tetori deri në mars.
Kjo këshillë vlen sidomos për personat e moshuar, personat që nuk dalin jashtë dhe ata që kanë lëkurë me ngjyrë më të errët.
Ndryshe, shkencëtarët janë duke i vazhduar hulumtimet për ta përcaktuar më mirë rolin mbrojtës të vitaminës D te pacientët me COVID-19, por kjo substancë tashmë po përdoret gjerësisht nga të prekurit.

Të tjera
-
23:19 | 23 Janar 2021
-
Vip/KulturaKjo është vila luksoze e Engjit në Brezovicë23:16 | 23 Janar 2021
-
23:11 | 23 Janar 2021
-
23:07 | 23 Janar 2021
-
23:01 | 23 Janar 2021
-
22:56 | 23 Janar 2021
-
22:45 | 23 Janar 2021
-
22:44 | 23 Janar 2021
-
22:41 | 23 Janar 2021
-
22:19 | 23 Janar 2021
-
22:18 | 23 Janar 2021
-
22:13 | 23 Janar 2021