×
  • Lajme
  • Lajme

    Angazhohej edhe për dialogun Kosovë-Serbi, jep dorëheqje zyrtarja e lartë amerikane

    FrontOnline
    21 Mars 2023

    Zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit, përgjegjëse për Evropën, Karen Donfried, ka vendosur të japë dorëheqjen për t’iu përkushtuar familjes së saj. Kështu kanë thënë nga Departamenti i Shtetit, duke treguar që Donfried ka lënë bosh një pozicion të rëndësishëm diplomatik, shkruan Zëri i Amerikës.

    Donfried kaloi 18 muaj si Ndihmës Sekretare e Shtetit dhe shërbimi i saj u shënua nga konflikti më i madh në Evropë i Luftës së Dytë Botërore dhe përpjekjet e SHBA për të formuar dhe konsoliduar një pozicion të unifikuar perëndimor në raport me Rusinë.

    Karen Donfried ishte një nga ndihmëset kryesore të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken dhe udhëtoi shpesh në Evropë për të folur me partnerët amerikanë.

    Prillin e kaluar, Donfried vizitoi vendet e Ballkanit Perëndimor e shoqëruar nga i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

    Ajo gjatë vizitës në Prishtinë dhe Beograd kishte diskutuar për  marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Kosovë dhe SHBA-Serbi dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Në Begorad kishte folur edhe për përafrimin e Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Në Mal të Zi, gjatë së njëjtës vizitë, ajo shprehu mbështetjen për “Malin e Zi sovran dhe gjithëpërfshirës të rrënjosur në institucionet euro-atlantike”.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkëpartiakë e opozitë kritikojnë përfshirjen e Kurtit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut Maqedonia e Veriut do të...
    Lajme20 Prill 2024
    omisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14:00. Në rend dite janë aktivitetet e Sekretariatit të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mbi 22 për qind është rritur inkasimi këtë vit i Ngrohtores së Kryeqytetit “Termokos”, krahas me vitin paraprak. E këtë vit, në...
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...
    Lajme19 Prill 2024
    Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, deklaroi se Prishtina duhet të përmbushë detyrimet e saj nga marrëveshjet me Beogradin,...
    Lajme19 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit, më pas pritet shtim...
    Lajme19 Prill 2024
    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.