[wp-story]

Lajme

Anëtarja e VV-së lind djalë, kështu e uron Albin Kurti

Anëtarja e VV-së lind djalë, kështu e uron Albin Kurti
09:59 | 07 Shtator 2019

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin përmes një postimi në facebook i ka uruar kolegës së tij, Tinka Kurtit mëmësinë dhe ka treguar që ajo do të garojnë për deputete në Kuvendin e Kosovës.

Kurti u shpreh se barra për kujdesin e fëmijëve nuk duhet të bjerë vetëm mbi gratë dhe se ato kanë nevoj për mbështetje institucionale dhe profesionale.

“Tinka Kurti është bërë nënë. Uroj që ajo dhe djali i saj Jani të kenë shëndet kurse prindërit e Janit ta shijojnë prindërimin.Përveçse anëtare e kryesisë sonë, Tinka është edhe në listën tonë si kandidate për deputete. Me këtë vendim, që të garojë në këtë periudhë delikate për të, ajo ka treguar se përgjegjësitë e prindërimit duhet të ridefinohen në Kosovë. Barra për kujdesin ndaj fëmijëve e sidomos foshnjat nuk duhet të bjerë vetëm mbi gratë. Ato kanë nevojë për mbështetje institucionale e profesionale”, ka shkruar Kurti.

Ai gjithashtu tha se nëse gratë izolohen pasI të bëhen nëna atëherë nuk është faji i tyre por i shtetit që shtyn në pabarazi.

“Nëse gratë izolohen pasi që bëhen nëna, nuk është faji i tyre por i një shteti që shtyn drejt pabarazisë. Ndërkohë shteti duhet ta ketë pikërisht rolin e kundërt.Në Lëvizjen tonë insistojmë për ndarjen e barabartë të pushimit prindëror, në hapjen e më shumë çerdheve publike. Madje, për mbledhjet tona në VETËVENDOSJE! edhe e organizojmë e mirëmbajmë vetë këndin për fëmijtë e delegatëve. Mirëpo, sfidat e grave për angazhim publik janë shumë më shumë se kaq. Dhe jo veç për gratë e angazhuara, por për shumicën e grave në Kosovë”, ka përfunduar Kurti.

“Graniti” hap showroom-in e dytë në Prishtinë (VIDEO)

Të tjera