[wp-story]

Lajme

Anëtari i Vetëvendosjes për LDK-në: Gjarpri do të mbetet pa ushqim, ne do ta mundim atë

Anëtari i Vetëvendosjes për LDK-në: Gjarpri do të mbetet pa ushqim, ne do ta mundim atë
13:09 | 12 Janar 2020

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook ka ironizuar ne lidhje me koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Zaimi me anë të një shkrimi thumbues ka theksuar se dikujt po i ngutet që ne të bëjmë një kapërcim fatal drejt gojës së gjarprit.

“Gjarpri do të mbetet pa ushqim – ky është obligimi ynë qytetar. Ne do ta mundim gjaprin” shkruan Zaimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Në një dokumentar zoologjik ish një skenë interesante. Një gjarpër rrinte pranë një bretkose, me gojën hapur. Pas disa çastesh pritje e ankth, bretkosa kërceu drejt e në gojë të gjarprit.

Ku i dihet si mund të jetë ndjerë bretkosa në ato çaste. Mbase i janë dukur shumë të gjata. Mbase e ka përjetuar gjithë jetën e saj prej bretkose si në ndonjë film të përshpejtuar. Mbase ka thënë me vete: nuk di ç’të bëj, por kohë s’mund të humb. Mbase i ka thënë vetes “kërce! siç kërcen gjithmonë”. E gjarprit – tiranit të moçalit – nuk iu desh të bëjë asgjë, veç të priste me gojën hapur. Herëdokur bretku do të kërcente vetë aty, nga nxitimi, nga ankthi se mos po humbte kohë.
Ne nuk jemi bretkosa, e as vendi ynë nuk është kënetë. Dikujt po i ngutet që të bëhet një kërcim fatal drejt gojës së gjarprit, dikush po e shtyn opinionin në atë drejtim. Por gjarpri do të mbetet pa ushqim – ky është obligimi ynë qytetar. Ne do ta mundim gjaprin.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera