×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtarësimi i PDK-së në organizatën europiane LIBSEEN, largohet partia e ish-kryeministrit serb

    FrontOnline
    17 Maj 2022

    Partia serbe, “Nova Stranka” ka vendosur të largohet nga Organizata e Partive Liberale të Europës Juglindore (LIBSEEN). për shkak të pranimit të Partisë Demokratike të Kosovës në këtë rrjet të partive liberale.

    Kjo parti e themeluar prej ish-kryeministrit serb Zoran Zhivkoviq i ka përmendur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si arsye për të dalë nga organizata europiane e partive liberale. Ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi, kjo parti i quan “kriminelë”.

    “Ne nuk ndajmë të njëjtat vlera civilizuese që janë në thelb të ideologjisë liberale. Ne besojmë se anëtari më i ri i LIBSEEN nuk ka përjetuar një katarsis të plotë dhe distancim nga themeluesve të saj, të cilët akuzohen për krime të rënda lufte dhe krime kundër njerëzimit”, thuhet në deklaratën e kësaj partie, që është edhe pjesë e parlamentit serb, shkruan Nova.rs.

    Para tri ditësh, Partia Demokratike e Kosovës edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Organizatës së Partive Liberale të Evropës Juglindore (LIBSEEN).

    “Anëtarësimi i Partisë Demokratike të Kosovës në LIBSEEN ofron një platformë të re në vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe avancimin edhe të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal.  Në të njëjtën kohë, edhe ky hap për PDK-në është në vazhdën e reformave rrënjësore që Partia Demokratike e Kosovës po zhvillon drejt avancimit të demokracisë dhe fuqizimit të vlerave evropiane në Kosovë dhe Rajon. Anëtarësimi i PDK-së në LIBSEEN ka ardhur si rezultat i vendimmarrjes së Këshillit Drejtues ku është vendosur që PDK të anëtarësohet në të gjitha organizatat e partive liberale”, u tha në një komunikatë të PDK-së.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme23 Prill 2024
    Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku ka folur në lidhje me çështjen e vizave për serbët e Kosovës. Ai u shpreh se ky...
    Lajme23 Prill 2024
    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme, Igli Hasani. Në takim u konfirmua...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës Emmanuel Macron i ka kërkuar mbështetjen për...
    Të tjera
    Vip23 Prill 2024
    Spektakli i natës së sotme ka filluar me transmetimin e disa pamjeve, në të cilat protagonistë kanë qenë Egla dhe Romeo. Pak...
    Lajme23 Prill 2024
    Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e vajza që përjetuan dhunën seksuale nga forcat...
    Lajme23 Prill 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara...
    Bota/Rajoni23 Prill 2024
    Sonte në Shkodër ka ndodhur një konflikt nga i cili janë therur me thikë babë e bir, të cilët janë dërguar në...
    Lajme23 Prill 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për qeverisjen e tij gjatë këtyre...
    Lajme23 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.