×
  • Sport
  • Sport

    Andin Lokaj shpallet “nongrata” nga “Plisat” në Prishtinë, shkak deklaratat kontraverse mbrëmë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur një fitore të rëndësishme prej 2:1 mbrëmë ndaj Shqipërisë U21.

    Pas ndeshjes, komentatori i njohur nga Kosova, Andin Lokaj, ka vazhduar me deklaratat e tij kontraverse, duke ofenduar kështu futbollistët shqiptarë, shkruan FrontOnline.

    “Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribuna”, shkroi Lokaj.

    Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe tifogrupi prishtinas, “Plisat”, të cilët e kanë shpallë Andin Lokajn të padëshiruar në qytetin e Prishtinës.

    Reagimi i “Plisave” në “Facebook”:

    “Andin Lokaj – në Prishtinë je i padëshiruar!Besojmë që shumica nga ju e ka përcjellë ndeshjën vëllazërore sot mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndeshje kjo e cila ishte e vlefshme për kualifikimet e Europianit të grupmoshës U-21. Pa marrë parasysh rezultatit të sotëm, ndeshja ishte mes Kosovës dhe Shqipërisë, andaj nuk tolerohet që askush të tentoj të bëj deklarata të cilat nxisin përçamje. Andin Lokaj sot pas ndeshjes Kosovë – Shqipëri ka lëshuar disa deklarata të cilat janë të papranueshme dhe gjithsesi të pa tolerueshme! Askush nuk mundet dhe nuk guxon të krijojë përçamje, kjo deklaratë e komentatorit të sotëm duhet të dënohet fuqimisht, përndryshe përgjegjësia nuk mbetet tek NE!KOSOVA është zemra e SHQIPËRISË “./FrontOnline/

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Sport18 Korrik 2024
    Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” edhe në ndeshjen kthyese nga Wisla Krakowa në kuadër të kualifikimeve për Europa League. Pjesa e...
    Sport18 Korrik 2024
    Në Prishtinë po mbahet Kampionati Evropian i Hendbollit U20. Në kuadër të tij mbrëmë është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Luksemburgut, ku...
    Sport18 Korrik 2024
    Bruce Mwape nuk do t’i lejohet kontakti privat me asnjë nga lojtaret e tij në Lojërat Olimpike në Paris, por trajnerit të...
    Të tjera
    Sport18 Korrik 2024
    Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” edhe në ndeshjen kthyese nga Wisla Krakowa në kuadër të kualifikimeve për Europa League. Pjesa e...
    Lajme18 Korrik 2024
    Artan Hajrizi vëllai i Faton Hajrizit i cili po dyshohet për vrasjen e një polici në Serbi, ka treguar se si vëllai...
    Lajme18 Korrik 2024
    Arbër Rexhaj, deputet i VV-së, ka thënë se i dyshuari për vrasjen e një polici serb në Serbi, është kriminel që ka...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksident të tmerrshëm në afërsi të Leskovcit ndërsa po...
    Lajme18 Korrik 2024
    Autoritetet në Serbi kanë nisur sot në orën 19:00 kërkimet edhe me helikopterë mbi zonën ku ndodhi vrasja e mbrëmshme e policit....
    Bota/Rajoni18 Korrik 2024
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.