×
  • Sport
  • Sport

    Andin Lokaj nuk tërhiqet, nënvlerëson sërish Shqipërinë: Këta njëherë droni i çoj në Evropian, se këta “papa” përjetë

    FrontOnline
    18 Nëntor 2021

    Komentatori i njohur nga Kosova, Andin Lokaj nuk është tërhiqur, derisa ka folur sërish rreth Kombëtares së Shqipërisë, por edhe futbollit shqiptar.

    Lokaj ka nënvlerësuar futbollin në Shqipëri, por edhe futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit, shkruan FrontOnline.

    Komentatori nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), ka thënë se Kombëtarja e Shqipërisë është “out” edhe me kampionat vendor, por edhe të jashtit.

    Këtë koment ai e ka bërë te një postimi i drejtorit sportiv të Dritës, Valon Zymberi, i cili më 15 nëntor u shpreh: “SHQIPËRIA e respekton dhe vlerëson kampionatin e vet, ndërsa KOSOVA as nuk e konsideron”. Zymberi u shpreh kështu pasi te Kombëtarja A e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Andorrës, u aktivizuan Taulant Seferi dhe Erion Hoxhallari, dy futbollistë nga Kategoria Superiore e Shqipërisë.

    “Këta edhe me kampionat te vet edhe me të jashtit janë aut. Këta njëherë ‘Droni’ i coj, se këta papa përjetë” – ishte komenti i Lokajt lidhur me Shqipërinë, teksa ndaj Zymberit dhe Dritës u shpreh: “Ne poashtu s’kemi sen kështu që pusho, këqyr kampion bëhu sivjet ti nëse mundesh me menaxhim tëndin pa ndihma anash. Shnet”.

    Image

    Kjo nuk është hera e parë që Andin Lokaj po kritikohet lidhur me komentet e tij për Shqipërinë, pasi një të tillë e bëri edhe të martën mbrëma, pas ndeshjes mes Kosovës U21 dhe Shqipërisë U21.

    “Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovarët TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina” – ishte shprehur Lokaj./FrontOnline/

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Sport21 Korrik 2024
    Skuadra e Major League Soccer, LA Galaxy ka mbyllur transferimin e legjendës së Borussia Dortmund, Marco Reus, sipas Fabrizio Romano. Të dy...
    Sport21 Korrik 2024
    Liverpooli është futur në bisedime për me zëvendës-kapitenin Trent Alexander-Arnold për të zgjatur kontratën, i cili ka tërhequr së fundmi interesimin nga...
    Sport21 Korrik 2024
    Lionel Messi ditë më parë ka fituar Copa America me Kombëtaren e Argjentinës dhe ky trofe është shumë i veçantë për të....
    Të tjera
    Lajme21 Korrik 2024
    Liridona Shala, bashkëshortja e Faton Hajrizit i cili u vra nga policia serbe, pas dyshimeve për vrasjen e një efektivi në Serbi,...
    Lajme21 Korrik 2024
    Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pasi presidenti amerikan , Joe Biden, ka njoftuar për tërheqjen e tij nga...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka publikuar një video nga vizita e saj Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar. Osmani...
    Lajme21 Korrik 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë të ditur se Universiteti i Prishtinës ka shënuar me ngritjen më të madhe dhe renditjen...
    Lajme21 Korrik 2024
    Artan Hajrizi, vëllai i Faton Hajrizit që u vra nga autoritete serbe ka njoftuar se nuk do të ketë të pame lidhur...
    Lajme21 Korrik 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se është tërhequr nga kandidatura për t'u rizgjedhur në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.