×
  • Sport
  • Sport

    Andi Lila për organizimin e Evropianit U21 nga Shqipëria dhe Serbia: Moment historik për ne

    FrontOnline
    06 Shkurt 2025

    Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Andi Lila ka folur rreth organizimit të Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027.

    Ai shprehet se është nder i madh që Shqipëria së bashku me Serbinë janë përzgjedhur si organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027, transmeton Klankosova.tv.

    Mesazhi i plotë i Andi Lila:

    “Të nderuar përfaqësues të federatave pjesëmarrëse. Është nder i madh për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Shqipërinë, që është zgjedhur së bashku me Serbinë si organizatore e Kampionatit Evropian U21 në vitin 2027.

    “Ky është një moment historik për ne dhe mundësi unike për të dëshmuar aftësinë tonë për të pritur evente të nivelit ndërkombëtar

    “Shqipëria ka treguar se është e aftë për të organizuar aktivitete madhore si finalen e UEFA Conference League të vitit 2022.

    “Ky kompeticion nuk është vetëm festë e futbollit, por edhe një mundësi për të nxitur zhvillimin e infrastrukturës dhe për të promovuar vlerat tona si mikpritjen, pasionin dhe dashurinë për lojën e bukur.

    “Ne dëshirojmë t’i tregojmë Evropës, jo vetëm aftësinë tonë për të organizuar, por edhe kulturën dhe bukuritë natyrore të vendit tonë.

    “Ju ftoj që krahas emocioneve të ndeshjeve, të shijoni Shqipërinë dhe të përjetoni nga afër traditën tonë të bujarisë dhe mikpritjes. Faleminderit UEFA, ju mirëpresim me krah-hapur.”

    Nga Rubrika
    Sport21 Mars 2025
    Superliga e Kosovës në basketboll, vjen këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 25-të. Kampionati po i afrohet fundit të garave të...
    Sport21 Mars 2025
    Shqipëria nis mbrëmjen e sotme rrugëtimin e saj për në Botërorin 2026, ku në ndeshjen e parë të Kualifikueseve do të ketë...
    Sport21 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias, ku do të...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Vëllai i deputetes së VV-së njëherësh bashkëshortes së Rexhep Selimit, Shqipe Selimit, ka shkuar për ngushëllime në familjen Thaçi. Ai për këtë...
    Lajme21 Mars 2025
    Sot shënohet Dita Botërore e Sindromës Down. Në kuadër të kësaj dite, presidentja Vjosa Osmani ka takuar persona të jashtëzakonshëm, të cilët...
    Lajme21 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje. Policia ka publikuar fotografinë...
    Sport21 Mars 2025
    Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali para udhëtimit drejt Murcias, ku do të...
    Lajme21 Mars 2025
    Binance, ekosistemi më i madh global i blockchain-it dhe platforma kryesore e shkëmbimit të kriptovalutave sipas volumit të tregtisë dhe numrit të...
    Sport21 Mars 2025
    Virgil van Dijk po kalon në muajt e tij të fundit si lojtar i Liverpoolit. Me kontratën e tij që pëfundon në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.