Lajme

Analiza e D-dimerit, së shpejti mund të kryhet edhe në Kosovë

Analiza e D-dimerit, së shpejti mund të kryhet edhe në Kosovë
16:22 | 13 Shtator 2020

Drejtori i Klinikës së Biokimisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shemsi Veseli, në një intervistë për Front Online, ka thënë se është investuar që në Kosovë të kryhet edhe analiza e D-dimerit (jep informacione të nevojshme rreth aktivizimit të sistemit të koagulimit tek pacienti).

Përmes kësaj analize, në Itali është vërtetuar se shumë nga pacientët me Covid-19 kanë vdekur për shkak të mbylljes së enëve të gjakut.

“Një prej analizave shumë të rëndësishme që po kërkohet e që mund të jep një pasqyrim shumë të mirë është ajo e D-dimerit e cila tregon aktivizimin e faktorëve të koagulimit. Në Itali është vërtetuar se shumica e pacientëve kanë vdekur për shkak të krijimit mikrokuagolumeve që kanë bërë mbylljen e enëve të gjakut”, ka thënë ai për Front Online.

Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA

Të tjera