[wp-story]

Lajme

Analisti politik: LDK nuk do ta pranoj ofertën e VV-së, kështu mund të arrihet marrëveshja

Analisti politik: LDK nuk do ta pranoj ofertën e VV-së, kështu mund të arrihet marrëveshja
16:30 | 14 Janar 2020

Gjatë ditës së sotme është bërë publike një ofertë të re që i ka bërë Lëvizja Vetëvendosje (VV), Lidhjes demokratike të Kosovës (LDK), ku premtimin e deri tanishëm që kishin pasur dy partitë se qeveria e ardhshme e përbërë nga VV e LDK do të kishte vetëm 12 ministri, tani VV i ofron LDK-së shtimin e dy ministrive të tjera, shkruan GazetaBlic.

Sipas kësaj oferte, qeveria e ardhshme parashihet të ketë 14 ministri nga 12 sa ishin premtuar, e njëra prej ministrive t’i shkoj LDK-së e tjera minoriteteve.

Analisti politik, Arton Demhasaj, ka komentuar ofertën e fundit që VV i dha LDK-së.

Ai ka thënë se sipas tij kjo ofertë po dëshmon se edhe ky koalicion po e bën një ofertë të re për të plotësuar egot e partive apo të individëve të caktuar.

Demhasaj tha se të njëjtën kishte bërë më parë edhe koalicioni PAN e cila kishte qenë e përbërë nga shumë parti dhe kështu rezultoi edhe me shtim të numrit të ministrive.

“Nëse bëjmë krahasim me të kaluarën me qeverinë që është themelu nga koalicioni PAN me shumë parti politike që kanë qenë të përfshira në atë koalicion pritet edhe numri i ministrive për të plotësuar egot e personave dhe partive të caktuara, pikërisht për këtë nuk po më pëlqen ideja se fillimisht vendosën që qeveria të ketë vetëm 12 ministri, ku 2 i takojnë minoriteteve dhe 10 partive shqiptare, e tani pikërisht për të plotësuar egot e kujtdo qoftë të VV-së apo LDK-së e tani me u rrit numri i ministrive me 14, e pikërisht njëra prej këtyre ministrive shkon tek minoritetet, e tjera tek LDK”, tha Demhasaj.

Ai tha se VV ka pasur mundësi ta bëj një zgjidhje tjetër pa ndërhyrë fare tek numri i ministrive.

Ai tha se VV është dashur të ia jap një ministri më shumë LDK-së po ashtu edhe presidentin, kështu VV do ta kishte kryetarin e Kuvendit dhe 4 ministri, presidentin dhe 6 ministri LDK, ndërsa minoritetet ashtu edhe siç i takojnë me 2 ministri.

“Si ofertë nuk po më duket e mirë sepse ka modalitet me gjetë zgjidhje edhe me qeverinë me 12 ministri, prej 10 ministri, 6 t’i marr LDK-ja dhe 4 mundet VV, presidentin LDK dhe me mbet kryeparlamentari tek VV, pra ka oferta të tilla që munden me dalë nga kriza pa u rrit fare numri i ministrive”, tha ai.

Demhasaj u shpreh pesimist se një ofertë të tillë do ta pranoj LDK, sepse sipas tij LDK ka kërkesa më të mëdha se kjo.

“Nuk po shoh se ka ndonjë dallim të madh dhe nuk besoj se do ketë pranim të ofertës pasi që kërkesat janë shumë më të mëdha nga LDK-ja sesa oferta që tani ka dhënë VV”, tha Demhasaj.

“Kjo krizë që ka fillu, ka fillu me shpërnda tek numri i ministrive, nëse është akuzu PAN-i pikërisht për numrin e ministrive dhe tani kur janë vetëm 2 parti duke negociu për qeverinë e ardhshme shohim se do ketë rritje të ministrive pikërisht për shkak të egos së partive dhe individëve të caktuar dhe kjo nuk lë përshtypje të mirë”, shtoi Demhasaj.

“Nuk ka dallim substancial në këtë ofertë dhe nuk besoj se LDK do ta pranoj një ofertë të tillë”, tha ai.

Demhasaj tha se me këtë ofertë do të ketë edhe zhgënjim të qytetarëve pasi që nga fillimi i negociatave një premtim i tillë ishte bërë që qeveria do kishte vetëm 12 ministri, ndërsa tani po rezulton ndryshe.

“Që nga fillimi i negociatave, parimi i parë dhe premtimi i parë që i kanë tregu publikut është se kanë vendosë që qeveria të ketë 12 ministri, deri në moment kjo ka qenë dhe tani po shohim se ka tendenca të rritjes si pasoj e mospajtimeve dhe qëndrimet e para që kanë dhënë këto parti”, shtoi në fund Demhasaj.

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera