[wp-story]

Lajme

Analisti politik hedh dyshime për mënyrën e votimit të qeverisë “Hoti”

Analisti politik hedh dyshime për mënyrën e votimit të qeverisë “Hoti”
14:42 | 03 Qershor 2020

Analisti politik Blerim Vela përmes një shkrimi në Facebook, ka hedhur dyshimet e tij për mënyrën se si u votua qeveria “Hoti”, shkruan Front Online.

Pas votimit, kryesuesi i seancës Kujtim Shala deklaroi se është vetëm një deputet që ka abstenuar,  për këtë Vela thotë se rezultati i deklaruar nuk është i saktë.

Sipas tij në bazë të pamjeve dhe deklaratave publike, ishin dy deputetë që kanë abstenuar, ai i LDK-së Fatmir Rexhepi dhe Donika Kadaj-Bujupaj nga AAK-ja.

“Ne seance sipas pamjeve dhe deklaratave publike kane qene 2 vota abstenim. Ajo e Donika Kadaj Bujupit te AAK dhe Fatmir Rexhepit te LDK”, ka shkruar mes tjerash Vela.

Ky është postimi i plotë:

Rezultati i deklaruar nga kryesuesi i seances se Kuvendit nuk eshte i sakte! Ai njoftoi se ishin 86 vota total nga te cilat 61 vota per, 24 kunder dhe 1 abstenim.

Ne seance sipas pamjeve dhe deklaratave publike kane qene 2 vota abstenim. Ajo e Donika Kadaj Bujupit te AAK dhe Fatmir Rexhepit te LDK.

Pra, duhet te sqarohet rezultatit i votimit sa me pare sepse nuk eshte e mundur qe te jene 86 vota ne total dhe te jene 61 per, 24 kunder dhe 2 abstenime.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera