[wp-story]

Opinione

Analisti Ilir Ibrahimi: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje por për zgjidhje

Analisti Ilir Ibrahimi: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje por për zgjidhje
16:51 | 13 Gusht 2019

Ilir Ibrahimi, analisti politik, ka thënë se Republika e Kosovës nuk ka nevojë për zgjedhje por për zgjidhje.

Sipas Ibrahimit, në një fushatë zgjedhore ku do të garohet duke u thirrur në rrahje gjoksesh dhe trimëri odash, vështirë se do të mund të krijohet një ambient të cilin e kërkon koha.

“Nëse shtetet më të fuqishme të botës pa të cilat nuk do të kishim as liri as shtet janë bërë bashkë për të na treguar edhe një herë se cila është rruga që duhet të ndjekim, është më se e nevojshme që edhe klasa politike kosovare të bëhet bashkë dhe të ofrohet si partner në këtë rrugëtim. Është shumë e vërtetë që zgjedhjet janë gurthemeli i demokracisë dhe ato duhet inkurajuar sa here që përmes tyre mund të arrihet një zgjidhje. Por zgjedhjet në këtë moment do ta ndajnë edhe më tepër këtë klasë politike, dhe si rezultat do ofrojnë pak ose hiq zgjidhje. Në një fushatë zgjedhore ku do të garohet duke u thirrur në rrahje gjoksesh dhe trimëri odash, vështirë se do të mund të krijohet një ambient të cilin e kërkon koha”, ka shkruar Ibrahimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera