Analisti politik Dritëro Arifi ka komentuar për FrontOnline procesin e verifikimit të ligjeve nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se kjo është një “lojë politike ligjore” që duhet të ndërmerret nga çdo parti politike.
‘’Kjo është lojë politike, por lojë politike ligjore që do të duhej ta bënte secila parti politike. Sepse verifikimi i ligjeve është në dobi të qytetarëve.’’, tha ai.
Arifi ka theksuar se në disa raste kur opozita i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të verifikuar ligjet, është për shkak të ligjeve që janë të papërshtatshme dhe që mund të kenë pasoja negative.
‘’Kur po thonë nganjeherë se përse opozita po i dërgon në Kushtetuese, këta po detyrohen të bëjnë ligje jo të mira. Nuk është esenca me bërë ligje e mos me qenë të mira, ato e dëmtojnë qytetarin dhe republikën dhe verifikimi i ligjeve e ndihmon pozitën dhe opozitën por edhe qytetarin’’ shprehet ai.
Analisti poltik, ka deklaruar se është e rëndësishme që pushteti të hartojnë ligje që janë të mira për qytetarët dhe të përputhshme me Kushtetutën, dhe jo të krijojnë ligje për konsum politik.
‘’Nuk është esenca me bërë ligje e mos me qenë të mira, ato e dëmtojnë qytetarin dhe republikën dhe verifikimi i ligjeve e ndihmon pozitën dhe opozitën por edhe qytetarin’’ u shpreh analisti Arifi.
Arifi ka paralajmëruar se disa ligje të miratuara në të kaluarën, duke përfshirë 16 ligje të caktuara, mund të kenë efekte jo të mira dhe janë bërë për konsum politik.
‘’Ato do të kthehen nga Gjykata Kushtetuese dhe disa ligje që janë bërë, ato 16 ligje janë për konsum politik, me tregu që kanë punuar dhe që do të ken efekt jo të mirë’’ potencoj Arifi.
Dërgimi i ligjeve në Kushtetuese konfronton PDK-në e VV-në – Kush po ka frikë nga Ligji?