×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Analistët: VV-ja humbësja e zgjedhjeve të 17 tetorit, LDK-ja dhe PDK-ja fituese

    FrontOnline
    18 Tetor 2021

    Këtë të diele u mbajtën Zgjedhjet Lokale në vend. Rezultati nga këto zgjedhje i çoi në balotazh 21 komuna.

    Partia më e madhe në vend, Lëvizja Vetëvendosje nuk fitoi në asnjë komunë, por shkon në balotazh në 12 komuna. PDK-ja ka fituar në 4 Komuna të dielën, LDK-ja dhe AAK-ja nga dy.

    Analistët për Front Online, po e shohin VV-në si humbësen kryesore të këtij cikli zgjedhorë.

    Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, ka thënë për Front Online, se me rezultatin e treguar PDK-ja dhe VV-ja janë fitues në zgjedhjet lokale kurse VV-ja humbësja më e madhe.

    “Fituesit më të madh të këtyre zgjedhjeve janë Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kurse humbësja më e madhe e këtyre zgjedhjeve është Lëvizja Vetëvendosje dhe pjesërisht Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë Sadiku.

    Për këtë rënie drastike të VV-së, Sadiku po e sheh punën e dobët të kësaj partie në qeveri dhe kandidatët e dobët që garuan në zgjedhje.

    “Ajo çka Lëvizja Vetëvendosje e ka paraqitur në qeverisje përveç kryeministrit Kurti, ministrat e tjerë nuk kanë treguar ndonjë performancë të mirë sidomos këta që vinë nga VV-ja si dhe mos gjetja e kandidaturave të duhura nga ana e VV-së”, ka thënë ai.

    Sipas Sadikut gara në Prishtinë dhe Prizren do të jetë interesante, ku sipas tij, pritet fitore për LDK-në në Prishtinë dhe fitore në Prizren për PDK-në.

    “Në Prishtinë mund të jetë aleancë në mes të LDK-së dhe PDK-së, në Prizren Lidhja Demokratike do ta mbështes Partinë Demokratike”, është shprehur Sadiku.

    Ndërsa politologu Fidan Ukaj thotë se qytetari e ndëshkoi VV-në dhe PDK-ja e LDK-ja e kaluan testin për ndryshimet që i bënë në struktura dhe udhëheqje.

    “Fituesi më i madh i këtyre zgjedhjeve është qytetari, qytetari vendosi ata që i ka vlerësu me 14 shkurt tregoj se dinë edhe me i ndëshku në këtë rast Lëvizjen Vetëvendosje por gjithashtu ishte edhe një test për dy subjektet tjera politike LDK dhe PDK sepse ato kanë bërë ndryshime në drejtuesit e partive politike dhe qytetari ju dha një vlerësim figurave te reja në LDK dhe PDK”, ka thënë politologu Ukaj.

    Ukaj parashikon fitore të kandidatit të LDK-së, Përparim Rama në kryeqytet pasi votuesit e PDK-së e partive të tjera do të rreshtohen në përkrahje të tij.

    “Rama mund të ketë gjasa më të mëdha që të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës pasi siç dihet votuesi i PDK-së mund të rreshtohet me z.Rama ose i AAK-së dhe votues të tjerë dhe të ndryshojnë përqindjet të krijuara në rundin e parë të zgjedhjeve dhe z.Rama të jetë kryetari i ardhëm i Prishtinës”, ka thënë Ukaj.

    Ai tutje ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje ku thotë se udhëheqja e kësaj partie ka neglizhuar qytetarin me kandidaturat komunale.

    “Lëvizja Vetëvendosje e them në gjuhen popullore “ka bo hajgare” me votuesin e vetë me qytetarin e ka vendosë figura të panjohura , ose figura që punen e parë të tyre e kanë pasur  kandidaturën për kryetar komune dhe qytetari ashtu siç dinë të vlerësoj dinë edhe të ndëshkoj”, ka thënë Ukaj.

    Përderisa analistët parashohin se LDK-ja dhe PDK-ja do të bashkëpunojnë në Prishtinë dhe Prizren, ku janë në garë të balotazhit, kandidatët e VV-së në këto dy Komunat më të mëdha të vendit prijnë në raundin e parë të zgjedhjeve. Arben Vitia i VV-së ka fituar 42.33% të votave në Prishtinë, me rreth 13% më shumë vota se kandidati i LDK-së, ndërsa Mytaher Haskuka i VV-së ka fituar 40.43% të votave në Prizren, mbi 9 për qind më shumë se kandidati i PDK-së. /Fronnt Online/

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme20 Prill 2024
    Visar Ymeri, ish-bashkpartiaku i kryeministrit aktual, Albin Kurti e ka akuzuar që ky i fundit po e dëshmon që e sheh interesin...
    Lajme20 Prill 2024
    Kritika partia në pushtet për prezencën në fushatën elektorale të partisë VLAN në Maqedoninë Veriore ka marr edhe nga opozita. Deputeti i...
    Lajme20 Prill 2024
    Analisti politik, Visar Ymeri ka kritikuar Albin Kurtin pasi ky i fundit nuk takoi kryeministrin aktual të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin....
    Të tjera
    Lajme20 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Pejë, ka shqiptuar dënimin prej 15 vjet e gjashtë muaj burgim ndaj mësimdhënësit Valentin Selmanaj, për sulmin seksual ndaj...
    Lajme20 Prill 2024
    Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e...
    Lajme20 Prill 2024
    Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se si do të ecin procedurat e aktiviteteve të...
    Lajme20 Prill 2024
    Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë...
    Lajme20 Prill 2024
    Bashkimi Evropian tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është urgjente, ndërsa u bëri thirrje...
    Sport19 Prill 2024
    Ndonëse drejtuesit e Barcelonës po insistojnë që Xavi Herandez të mbetet në krye të bankinës së katalonasve, megjithatë, Xavi duket është i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.