×
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Analistët për ekonominë jo formale: Bizneset të hetohen nga Prokuroria e jo nga politika

    FrontOnline
    04 Maj 2021

    Imun nuk do të jetë askush.

    As ata që bëjnë ekonomi në të zezën në Kosovë.

    Me fjalë të tjera, të gjithë ata që nga paslufta kanë mbledhur mbi 5 mijë euro pasuri dhe nuk mund ta dëshmojnë origjinën e saj, do të jenë nën llupën e ligjit Anti-Mafia.

    Udhën për hartimin i tij e ka të çelur Ministria e Drejtësisë, pasi koncept-dokumenti i saj, u votua në plotni nga kabineti qeveritar Kurti II.

    Meqë akoma s`ka marrë formën përfundimtare, në Odën Ekonomike të Kosovës, nuk pranojnë të lëshohen në deklarata rreth ligjit.

    Sidoqoftë kryetari i saj, Berat Rukiqi, mirëpret çdo nismë ligjore që e lufton ekonominë joformale në Kosovë, e që vlerësohet të jetë mbi 20 %.

    Ajo që ne kërkojmë në çdo ligj është që ligji ta mbrojë konkurrencën në treg, normal që është shumë me rëndësi synimi me luftu joformalitetin, por kjo të bëhet brenda dispozitave të Kushtetutës që e kemi”, tha ai për Front Online.

    Të ngutshëm hartimin e ligjit anti-mafia e sheh ekonomisti, Mustafë Kadriaj.

    Sipas tij, bizneset duhet të hetohen nga organet kompetente e jo nga politika.

    “Duhet të kalojë kjo çështje, hetimi i bizneseve, në mënyrë të pavarur nga Gjykata dhe Prokuroria, e më se paku të merret politika me këtë çështja, sepse në momentin që merret politika me një farë mënyre bëhet subjektiv”, u shpreh ai për Front Online.

    Ekonomia joformale është njëra prej barrierave të të bërit biznes në Kosovë./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Front TV15 Janar 2025
    Në kohë fushate, Komuna e Gjilanit ka vendosur të merret me shpërndarjen e ndihmave për familjet në asistencë sociale, shkruan Front Online....
    Front TV14 Janar 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në këtë fushatë nuk e ka ndërmend të merret me kundërkandidatë,...
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.