×
Zgjedhjet 2025

Analistët: AAK-ja po bën fushatë të mirë dhe nuk po bjen pre e kurthës së Qeverisë në ikje

FrontOnline
05 Shkurt 2025

Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherit kadidat për kryeministër të ardhshëm nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, në emisionin Rubikon ka folur rreth fushatës se Aleancës dhe marrëdhënieve të Kosovës me Amerikën.

Analistët e përgëzuan për fushatën e mirë që është duke e bërë dhe që nuk po bjen pre e provokimeve të kundështarëve.

Këto komente i bëri opinjonistja Aida Dërguti.

“Ju përgëzoj për fushatën e mirë që jeni duke e bërë të qetë dhe që nuk po bini pre e provokimeve të kundështarit tuaj, para të qeverisë në ikje, sepse mendoj që janë provokime të rënda me një prapavi të tyre si ato që i kemi dëgjuar në Deçan, Skenderaj e të tjera. Si duket ju e keni kuptuar qartë se qëllimi i këtij pushteti në këtë fushatë është polarizimi i skajshëm edhe eventualisht ndonjë ekses që mund të dal prej kontrolli sepse njerëzit janë edhe emocional, posaqërisht për pjesën e luftës. Por, kjo mendoj që është shumë e rëndësishme, e po e përsërisë ju përgëzoj për mbajtjen e qetësisë dhe mbajtjen në kontrollë duke mos rënë në kurthën e tyre”, tha Dërguti.

Ndërsa analisti dhe njohësi i qështjeve politike Vehbi Kajtazi, tha se ju që keni qenë në luftë po folni për paqe kurse ata që e kanë mohuar luftën dikur, po flasin për luftë në këto rrethana.

Nga Rubrika
Lajme09 Shkurt 2025
Lëvizja Vetëvendosje po prin me 55.77% kur janë numëruar 23.65% të votave apo 599 kuti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E dyta...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
Me më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e...
Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
KQZ-ja vazhdon të përditësojë të dhënat për daljen në votime. Në kryeqytetin Prishtinën dalja ka qenë 37.23 për qind, por është një...
Të tjera
Lajme13 Shkurt 2025
Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
Lajme13 Shkurt 2025
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
Lajme13 Shkurt 2025
Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se nuk janë duke e penguar Albin Kurtin e Lëvizjen Vetëvendosje që...
Lajme13 Shkurt 2025
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë, ku u përfshinë dy automjete dhe një kamionetë dhe për pasojë...
Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
Një ditë pasi Gjykata e Posaçme e la në masën e sigurisë “arrest me burg”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,...
Vip13 Shkurt 2025
Opinionisitja e ‘Big Brother VIP Albania’ Neda Balluku kohë pas kohë është aktive në rrjete sociale. Postimet e Nedës me fëmijët janë...

FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.