×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja franceze: Do ta mbështesim dialogun bashkë me Gjermaninë

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Franca dhe Gjermania do të vazhdojnë ta mbështesë procesin e dialogut Kosovë-Serbi, i cili është pezulluar në dhjetor të vitit 2020, për shkak të situatës me pandeminë COVID-19 si dhe zhvillimeve fundit në politikën kosovare.

    Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, në një intervistë për klankosova, ka thënë se gjëja më e rëndësishme është që dialogu në vetvete të mos vihet në pikëpyetje dhe se kërkimi për një zgjidhje të mosmarrëveshjes me Serbinë të jetë pjesë e perspektivës evropiane.

    “Qëllimi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme midis dy vendeve, e cila zgjidh të gjitha çështjet e mbetura dhe kontribuon në stabilitetin rajonal”, ka thënë Butel.

    “Që nga korriku i vitit 2020, negociatat me Serbinë kanë rifilluar në Bruksel. Ndonëse, këto janë pezulluar për shkak të krizës shëndetësore dhe situatës politike në Kosovë, janë arritur disa rezultate, veçanërisht në çështjen e personave të zhdukur dhe personave të zhvendosur. Ka akoma shumë tema për t’u adresuar të cilat do të kërkojnë mobilizimin e ekipeve negociuese”.

    “Franca, së bashku me Gjermaninë, është e përkushtuar për të mbështetur këtë proces dhe këtë do ta bëjë edhe me tej. Franca mbështet ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit të saj të posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak”.

    Butel ka folur edhe për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo ka theksuar se pavarësisht kohës së shkurtër për përgatitjen e tyre, kushtet e vështira të motit dhe kufizimet lidhur me krizën shëndetësore, zgjedhjet ishin të qeta më 14 shkurt.

    “Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e madhe. Dalja në zgjedhje ishte më e madhe sesa në vitin 2019. Kjo është një shenjë e një vitaliteti të madh dhe pjekurisë demokratike me të cilën Kosova dhe populli kosovar mund të jenë krenarë. Më e rëndësishmja është se votuesit kanë mundur të shprehin lirisht vullnetin e tyre më 14 shkurt dhe se rezultati përfundimtar i këtyre zgjedhjeve përfaqëson shprehjen e zgjedhjes së tyre të lirë dhe dëshirën e tyre për të ardhmen”.

    Butel ka pohuar se shpresojnë që do të ketë ndryshime në reformën zgjedhore para mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme në vend.

    “Kjo nuk do të thotë që këto zgjedhje kanë shkuar pa probleme. Në zgjedhjet e mëparshme, misionet vëzhguese të Bashkimit Evropian vunë re disa vështirësi dhe bënë rekomandime të cilat janë ende aktuale. Nê mesin e këtyre vështirësive është edhe besueshmëria e listës zgjedhore, kompleksiteti i votimit me postë për kosovarët që jetojnë jashtë, procedura e votimit me kusht, koha tepër e gjatë e nevojshme për numërimin e votave me kusht dhe me postë, dhe çertifikimi i rezultateve përfundimtare… ”

    “Duhet shpresuar që ndryshimet, që ndoshta përfshijnë reformën e ligjit zgjedhor, do të mund të realizohen para se të mbahen zgjedhjet e ardhshme, për t’i dhënë përgjigje problemeve të ndryshme që dobësojnë aktualisht procesin zgjedhor”, ka thënë Butel.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar...
    Lajme19 Prill 2024
    Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti ka shkruar se ndihet jashtëzakonisht krenarë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së...
    Lajme19 Prill 2024
    Greg Delawie, ish-ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka komentuar përparimin e Kosovës drejt rrugës për anëtarësim në Këshill të Evropës. Duke publikuar...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2024
    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani...
    Bota/Rajoni19 Prill 2024
    Opozita ka protestuar sërish përpara Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj. Protesta nuk ka qenë shumë paqësore, për...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka bërë të ditur se është në hartim projekti për zgjerimin e rrugës Istog – Pejë –...
    Lajme19 Prill 2024
    Gjatë vitit 2023 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza për krime lufte kundër popullatës civile, sipas raportit “Fillimi...
    Lajme19 Prill 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në 11-vjetorin e marrëveshjes së parë Kosovë – Serbi, ka thënë se të gjitha marrëveshjet arritura...
    Kronika19 Prill 2024
    Policia e rajonit të Prishtinës, sot në orët e hershme të mëngjesit realizoi një operacion policor që rezultoi me arrestimin e B.B....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.