×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën nderohet me çmim ndërkombëtar në Nepal

    FrontOnline
    19 Nëntor 2021

    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, e ka pranuar çmimin ndërkombëtar “Global Youth Leadership Award 2021”.

    Shalës ky çmim iu nda nga zëvendëspresidenti i Nepalit, Nanda Kishor Pun.

    Në ceremoninë e dorëzim pranimit përveç zëvendës presidentit, të pranishëm ishin edhe  përfaqësues të agjencive të OKB-së në Nepal, përfaqësues të Qeverisë artistë, si dhe rreth 600 përfaqësues të rinj nga e tërë bota.

    Në fjalën e saj të shkurtër pas pranimit Shala theksoi se çmimi i dedikohet të gjithë atyre që besuan në punën e saj shumëvjeçare, dhe zëri i saj i dha shpresë për të luftuar për të drejtat dhe qëllimet e tyre kudo në botë, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e saj.

    Në anën tjetër, Puni e ka cilësuar Shalën si inspirim global për gjenerata te reja.

    Ajo më pas në kuadër të punimeve të samitit Global për Lidershipin e Ri neser do të flasë në detaje për sukseset e Kosovës në arenën ndërkombëtare veçanërisht në fushën e artit kulturës dhe të drejtave të njeriut.

    “Global Youth Leadership Award” është një çmim vjetor që ndahet nga Parlamenti Global Rinor në bashkëpunim me Qeverinë e Nepalit më konkretisht Zyrën e Kryeministrit në Nepal dhe që kryesisht ju nda personaliteteve të cilët kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm  në avancimin e të rinjve, fuqizimin e çështjeve sociale dhe për kontributin e dhënë në respektimin e të drejtave të njeriut në nivel global! Me këtë çmim sot janë nderuar 63 personalitete nga vende të ndryshme të botës përfshirë edhe zyrtar të UNFPA ndërkohë që është i par ii dhënë për një personalitet nga Kosova.

    Ndarja e çmimit është bazuar në punën e saj  si Ambasadore e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, pjesëmarrjet e saja të shumta kudo në botë në konferenca që kanë për qëllim fushën e diplomacisë publike, rininë dhe të drejtat e njeriut, e mbi të gjitha për projektet e zhvilluara si në Kosovë , ashtu edhe në vendet e tjera të botës kudo që është kërkuar prezenca apo kontributi i saj në projekte të caktuara për të rinjtë, kategoritë e margjinalizuara apo të drejtat e njeriut pa dallim.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Korrik 2025
    Policia ka bërë të ditur se ka arritur ta parandalojë një rast të kontrabandë me mallra (barna) nga Serbia. Në njoftimin e...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    E dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Karen Pirs, ka dhënë komentet e saj për marrëveshjen e Ohrit mes...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Zëdhënësi për politikë të jashtme i Social Demokratëve në Gjermani (SPD), Addis Ahmetovic, ka kërkuar nga vendi i tij që ta dyfishojë...
    Të tjera
    Vip18 Korrik 2025
    Grimerja e njohur Sellma Kasumoviq ka publikuar një video të prapaskenave në përgatitjen e Eglit për koncertin e saj të parë. Video...
    Bota/Rajoni18 Korrik 2025
    Të paktën tre agjentë kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi të ndodhur në një qendër stërvitjeje të policisë në...
    Vip18 Korrik 2025
    Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka paralajmëruar një këngë të re që do të publikohet sonte në ora 19:00. Me këtë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Bajram Gecaj, këshilltar për Çështje të Sigurisë në Komunën e Prishtinës deklaroi sot se asnjëherë më parë nuk është bërë më shumë...
    Lajme18 Korrik 2025
    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për punën e tij në këtë qytet për katër vjet. Në emisionin “DPT Fidani”, ai...
    Lajme18 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka paralajmëruar se të hënën do të ketë protestë para Kuvendit të Kosovës. Kjo protestë, vjen si shkak i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.