[wp-story]

Lajme

AMBASADORJA E IZRAELIT VIZITOI RTK-NË

AMBASADORJA E IZRAELIT VIZITOI RTK-NË
21:18 | 17 Dhjetor 2019

Pas pjesëmarrjes në ceremoninë për turbinat e erës si një nga investimet më të mëdha të Izraelit jashtë vendit, Ambasadorja e këtij shteti me seli në Beograd, Alona Fisher Kamm, vizitoi RTK-në. Ambasadorja u prit nga drejtori i përgjithshëm Ngadhnjim Kastrati.

Gjatë takimit ata biseduan për situatën e RTK-së si transmetues publik si dhe për zhvillimet aktuale.

“E  informuam amabasadoren për problemet me të cilat po ballafaqohet Radio Televizioni i Kosovës (RTK). Ajo i intresua për punën që bëjnë edhe komunitetet e tjera këtu në RTK”, tha drejtori i përgjithshëm i RTK-së Ngadhnjim Kastrati gjatë takimit me ambasadoren izraelite.

Ambasadorja izraelite u njoftua edhe për projektet e realizuara nga RTK për filmin dokumentar për strehimin e hebrenjve nga kosovarët si dhe për një projekt të ri që është duke u realizuar me tematikë të njëjtë.

Benzinë vetëm 1.05 euro në Petrol Company e shumë zbritje tjera në “Be Happy Restorant” dhe Market

Të tjera