[wp-story]

Lajme

Ambasadori Kossnet zhvendos kutinë e fundit nga objekti i vjetër, tregon zyrën në shtëpinë e re

Ambasadori Kossnet zhvendos kutinë e fundit nga objekti i vjetër, tregon zyrën në shtëpinë e re
11:06 | 05 Shtator 2019

Ambasada amerikane, në Kosovë, është gati të vazhdojë punën dhe misionin e saj në shtëpinë e re.

Përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare në Facebook të kësaj ambasade, shihet ambasadori Philip Kossnett, i cili po e ndihmon stafin që të bartë kutitë, derisa tregon edhe pak nga zyra e re, ku edhe rregullon tryezën e tij të punës me një karikaturë, shkruan Indeksonline

“E fundit nga kutitë u zhvendos nga e vjetra në ambasadën e re.

Bashkohuni me ne, ndërsa i bëjmë një lamtumirë të dashur shtëpisë sonë të vjetër dhe mezi presim t’ju mirëpresim në #NeëUSEmbPristina. Ky është një kapitull i ri emocionues në marrëdhëniet SHBA-Kosovë, shkruhet përbri videos.

Ndryshe, objekti i ri i Ambasadës Amerike u përurua më 4 korrik të këtij viti.

“Petrol Company” ndihmon më shumë se 200 familje për festën e Fitër Bajramit (VIDEO)

Të tjera