[wp-story]

Lajme

Ambasadori Kosnett shijon qebapat në sheshin e Mitrovicës

Ambasadori Kosnett shijon qebapat në sheshin e Mitrovicës
10:50 | 17 Shtator 2019
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka vizituar qytetin verior të Mitrovicës. Gjatë vizitës, Kosnett nuk e la as pa e shijuar ushqimin e qytetit. Ai u ul në një nga restorantet e qytetit për të ngrënë qebapa.Këtë e ka bërë të ditur qebaptorja ku kishte ngrënë drekë ambasadori.

“Ishte nder dhe kënaqësi e veçantë ta kemi ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Philip Kosnett, për drekë në Edin’s SteakHouse!

Kosova, vendi i vogël me zemër të madhe, e ka të pa ndashme mirënjohjen dhe dashurinë për popullin tuaj. Ardhja juaj sot e ka madhështuar pa fund qytetin tonë në përgjithësi dhe shtëpinë tonë në veçanti. Faleminderit, nga zemra!”, thuhet në postim.

 

Bonus dhe Premium Kartela të cilat po i ofron Petrol Company, kartelat më të kërkuara nga klientët

Të tjera