Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar sot me ambasadorin italian, Nicola Orlando.
Zemaj falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për shëndetësinë e Kosovës e sidomos edhe në këtë fazë delikate. Njëherësh e njoftoi për angazhimin e të gjitha kapaciteteve të ministrisë jo vetëm në luftimin e pandemisë, por edhe në ofrimin e shërbimeve tjera për pacientët.
Ambasadori, Nicola Orlando, shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunim me ministrin Zemaj, në frymën e bashkëpunimit të vazhdueshëm edhe me paraardhësin.
Njëherit theksoi menaxhimin e suksesshëm të pandemisë COVID-19 nga institucionet përkatëse, ku Italia ka dhënë kontributin e saj duke dhuruar pajisje mbrojtëse për stafin mjekësor, duke i ftuar të gjithë në mbajtjen e kujdesit të shtuar, në mënyrë që të mënjanohet vala e dytë e infeksioneve.

Të tjera
-
23:34 | 04 Mars 2021
-
23:31 | 04 Mars 2021
-
23:28 | 04 Mars 2021
-
23:15 | 04 Mars 2021
-
23:14 | 04 Mars 2021
-
23:01 | 04 Mars 2021
-
22:57 | 04 Mars 2021
-
22:50 | 04 Mars 2021
-
22:42 | 04 Mars 2021
-
22:38 | 04 Mars 2021
-
22:33 | 04 Mars 2021
-
Vip/KulturaPasi u bë gjyshe e një vajze, nëna e Gjikos…22:27 | 04 Mars 2021