[wp-story]

Lajme

Ambasadori i ri britanik: Mezi pres të zhvilloj dhe forcoj marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës

Ambasadori i ri britanik: Mezi pres të zhvilloj dhe forcoj marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës
11:07 | 05 Shtator 2019

Ambasadori i Lartëmadhërisë së Saj në Kosovë, shkëlqesia e tij Nicholas Abbott, prezantoi sot në mëngjes kredencialet tek presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas ceremonisë, Abbott tha se ndjehet i lumtur që do të  shërbejë në Koosvë, raporton Front Online.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë lidhje të thella miqësie dhe bashkëpunimi, të farkëtuara në kohët më të vështira. Mezi pres të zhvilloj dhe forcoj marrëdhëniet tona me popullin e Kosovës dhe të vazhdoj punën e paraardhësve të mi për të ndihmuar në reformimin dhe modernizimin e institucioneve, demokracisë së Kosovës, dhe për të inkurajuar dhe mbështetur ata që janë brenda sistemit dhe të cilët po luftojnë korrupsionin dhe nepotizmin.”, ka thënë ai.

Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që kishte lidhur marrëdhënie diplomatike pasi Kosova shpalli pavarësinë në shkurt 2008.

Nicholas Abbott është ambasadori i pestë i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë./Front Online/

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera