Lajme

Ambasadori Hovenier viziton manastirin e Graçanicës bashkë me peshkopin Teodos

Ambasadori Hovenier viziton manastirin e Graçanicës bashkë me peshkopin Teodos
15:56 | 18 Gusht 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Geoffrey Hovenier, së bashku me peshkopin Teodosi nga Rashka-Prizreni, kanë vizituar manastirin e Graçanicës.

Hovenier shkroi në Twitter se ka diskutuar me peshkopin Teodosi për respektimin e trashëgimisë fetare dhe kulturore.

“Është kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosi dhe të vizitoj manastirin e Graçanicës. Ne vazhduam diskutimin tonë për faktin se çdo qytetar i Kosovës mund të gëzojë lirinë pa diskriminim. Respektimi për trashëgiminë e larmishme fetare dhe kulturore është një ideal në çdo demokraci multi-etnike”, theksoi ai.

Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera

Të tjera