[wp-story]

Lajme

Ambasadori gjerman politikanëve kosovarë: Qytetarët meritojnë më tepër

Ambasadori gjerman politikanëve kosovarë: Qytetarët meritojnë më tepër
13:25 | 17 Dhjetor 2019

Koalicioni “Demokracia në Veprim” (DnV) ka mbajtur konferencën “Procesi Zgjedhor 2019: Mësimet e mësuara dhe rruga përpara”.

Ismet Kryeziu, nga KDI-ja tha se mision i tyre është parandalimi i mashtrimit për të garantuar një proces të besueshëm zgjedhor.

“Sot DnV prezanton raportin me të gjeturat dhe ky raport ka qenë i varur nga zhvillimet e ciklit paszgjedhor ka pri këtë vonesë. Qe një dekadë merret me vëzhgimin e zgjedhjeve dhe ka angazhuar mijëra vëzhgues dhe kemi bërë edukimin e votuesve”, tha ai, raporton ekonomiaonline.

“Ne si koalicion kemi mision për të parandaluar mashtrimit dhe për të garantuar një proces të besueshëm zgjedhor. Të gjeturat që kanë ndodhë gjatë këtij procesi të na shërbejnë si mësim. Shumë ngecje që kemi pas kanë ardhur si mungesë e procesit zgjedhor”, tha Kryeziu.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se procesi zgjedhor ka qenë mirë i organizuar, edhe pse thotë se ka hapësirë për përmirësime, ngase qytetarët meritojnë më shumë.

Ai më tej ka shtuar se procesi zgjedhor ka marrë shumë kohë dhe se vendin e presin shumë detyra.

“Falënderimi shkon të vullnetarët dhe të gjitha OJQ-të sepse kanë bërë aktet e tyre në ditën e zgjedhjeve. Kam parë që të gjitha qendrat kryesore dhe një në Mitrovicën e Veriut ka qenë mahnitëse. Mendoj mbi të gjitha këto rekomandime nuk do të dallojnë nga rekomandimet paraprake”.

“Dëshira ime do të ishte që ne nga komiteti ndërkombëtar që tashmë Kuvendi i ardhshëm të angazhohet brenda këtyre rekomandimeve. Ka shumë detyra që na presin. Dita e zgjedhjeve ka qenë mjaft ditë e mirë për Kosovën”. raporton gazeta express.

“Ka hapësirë për përmirësim. Një profesionalizëm brenda stafit dhe qendrave të votimit duhet të ishte dhe është një ndihmesë shumë e madhe. Askush nuk mund të mohojë që procesi ka marrë shumë kohë. Unë mendoj që ka vend për përmirësim dhe qytetarët e meritojnë këtë sepse ata kanë treguar përgjegjësi dhe ky proces ka treguar se sa larg ka mbërri Kosova 11 vjet larg pavarësisë”.

 

Petrol Company në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhuron pako ushqimore per familjet nevojtare në qytetin e Vitisë

Të tjera