×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ambasadori gjerman në Tiranë: Integrimi i Shqipërisë prioriteti ynë dhe interes i BE-së

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Presidenca gjermane e këshillit të BE e konsideron një projekt kyç, anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në union.

    Në programin zyrtar, qeveria federale bën thirrje për një perspektivë të besueshme të pranimit duke theksuar se zgjerimi është një interes strategjik i dyanshëm.

    “Ne jemi duke vepruar në mënyrë aktive në negociatat e pranimit me Serbinë dhe Malin e Zi dhe po përgatitemi për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke hartuar kornizën e negociatave për këto dy vende. Sigurisht duke marrë parasysh metodologjinë e re të zgjerimit”, ka deklaruar ambasadori Peter Xingraf.

    Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Xingraf është ndalur më shumë në këtë çështje duke nënvizuar se progresi me reformat është thelbësor, gjithashtu edhe përmbushja e kushteve të paracaktuara nga Bundestagu.

    “Më gëzon fakti që presidenca jonë ka qëlluar të jetë pas marrjes së vendimit nga ana e këshillit për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Kushtet e formuluara nga vendimi i Bundestagut janë cilësuar në vend si një udhërrëfyes për kalendarin shqiptar të reformave. Unë uroj shumë që institucionet shqiptare ti vendosin vetes objektiva ambicioze në zbatim të këtyre reformave. Në mënyrë të veçantë, kushtet që duhen përmbushur përpara konferencës së parë të anëtarësimit. Gjatë presidencës së këshillit, Gjermania do të jetë në krah të Shqipërisë me fjalë dhe vepra”, deklaroi Peter Xingraf.

    Ndërsa menaxhimi i krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia do të jetë angazhimi kryesor i presidencës gjermane, ambasadori Xingraf garanton se nuk do të mungojë mbështetja për Shqipërinë dhe Rajonin në përballimin e pasojave.

    “Një Bashkim Europian më i fortë është në interes të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor. Unioni dhe shtetet e tij anëtare e kanë mbështetur tanimë Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës shëndetësore. Ne do të vazhdojmë ti mbështesim edhe në terma afatgjatë, në funksion të zbutjes së pasojave ekonomike dhe sociale.”

    Më 17 dhe 18 korrik do të mbahet samiti i parë i BE nën udhëheqjen e Gjermanisë, ku kancelarja Angela Merkel shpreson se liderët do të arrijnë një marrëveshje mbi fondin e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh./Vizion Plus

    KEDS fillon pilot projektin për inspektimin e rrjetit elektrik me dron
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Serbia është cilësuar si kërcënim kryesor në tri vende të Ballkanit Perëndimor sipas qytetarëve të tyre. Ky përfundim është nxjerrë nga anketa...
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Shqipëria nuk është më pjesë e vendeve nën monitorim nga Këshilli i Evropës. Ky është vendimi i marrë sot nga Asambleja Parlamentare...
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Top Channel ka siguruar zbardhjen e vendimit të arsyetuar të Gjykatës së Posaçme, lidhur me skandalin e videos seksuale në zyrën e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Prill 2024
    Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka deklaruar se 14 shqiptarë të rinj nga Bunajovci, janë ndaluar në pikën kufitare...
    Sport17 Prill 2024
    Real Madridi ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Manchester Cityt. Ishte Rodrygo i cili shënoi në minutën e 12-të të ndeshjes....
    Kronika17 Prill 2024
    Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt....
    Lajme17 Prill 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se dhjetë (10) pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë në mesin e të ndaluarve nga...
    Vip17 Prill 2024
    Ndonëse është munduar të jetë sa më hermetik për jetën e tij private, Liam sot ka “hapur zemrën” dhe ka treguar për...
    Sport17 Prill 2024
    Tashmë sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj. Trepça, Peja, Ylli janë skuadrat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.